Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bechetti shkatërroi burimet ujore për ndërtimin e HEC-ve

Shkatërrimi i burimeve ujore nga kompania e manjatit italian Francesko Becchetti për ndërtimin e HEC-it të Kalivacit, ka bërë që qindra banorë të fshatit në të konsumojnë ujë kanali.

Duket e pabesueshme, por banorët e fshatit Kalivaç në Memaliaj konsumojnë ujë kanali.

Firma e biznesmenit italian Francesco Becchetti, e cila ka braktisur punimet për ndërtimin e HEC-it të Kalivacit, ka shkatërruar të gjitha burimet ujore të zonës.

Banorët deklarojnë se fshati kishte 3 burime të ujit të pijshëm, por ato janë shkatërruar gjatë punimeve për ndërtimin e Hec-it nga biznesmi italian Francesco Becchetti.

Banorët mbushin ujë në një kanal, brenda ish-kantierit të ndërtimit të hidrocentralit. Asnjë pikë ujë nuk shkon në rubinetat e cesmave të tyre qëprej 2004 .

Konsumimi i ujit të ndotur është bërë edhe burim sëmundjesh, pasi fëmijë dhe të moshuar janë diagnostikuar me hepatit dhe infeksione të ndryshme.

Me licensën e Kalivaçit në dorë, Beketi ka arritur të thithë përgjatë 15 viteve, miliona për ndërtimin e një hidrocentrali që nuk është ndërtuar ende.

Shqiptarja.com  07.10.2016