Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, kapen 10.000 litra naftë kontrabandë

Gjatë patrullimit të njësive antikontrabadë është arritë të parandalohet kontrabandimi i mbi 10000 litrave naftë.

Rreth orës 05:00 të mëngjesit është vërejtur një maune e dyshimtë e llojit  Man me ngjyrë të bardhë  me targa të Kosovës . Njësitet menjëherë janë pozicionuar në afërsi të magjistrales Mitrovicë – Prishtinë ku mund te vërehej rruga dhe pas rreth 2 minutave ka arritur mauna e dyshimtë, njësitet  antikontrabandë kanë sinjalizuar për ndalje por fillimisht vozitësi i maunës ka hezituar të ndalet për një  moment mirëpo  pas reagimit të njësive antikontrabandë maunja është ndalur.

Pas hapjes janë gjetur në brendi një rezervuar parafabrikat për kontrabandim të mallrave të mbushur me derivate te naftës. Për shkaqe sigurie vozitësin  është ndaluar përkohësisht derisa maunja është derguar në doganë.

Agjencia e lajmeve ekonomia,  14.09.2016