Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP reagon rreth protestës së punëtorëve në Durrës

Kompania TAP ka reaguar gjatë ditës së djeshme rreth protestës së punëtorëve në Durrës. Duke theksuar se punëtorët nuk janë punësuar drejtpërdrejt nga TAP, por nga një nënkontraktor, TAP ka marrë garanci nga ky kontraktor se çështja e pagesave do të zgjidhet sa më parë të jetë e mundur.

Më poshtë gjeni njoftimin për shtyp të kompanisë TAP:

 

Pas lajmit te publikuar sot, per protesten e punetoreve ne Durres, kompania TAP ka reaguar duke thene se:

“TAP është informuar për situatën e krijuar midis kontraktorit Spiecapag dhe punëtorëve të kësaj kompanie. TAP ka marrë garancinë nga Spiecapag që situata me pagesat do të zgjidhet shumë shpejt.”

Ju lutem, kini parasysh qe TAP ka kontraktuar disa kompanie per te realizuar projektin TAP dhe Spiecapag eshte nje prej kompanive te kontraktuara. Punetoret qe protestojne nuk jane drejteperdrejte te kompanise TAP, por jane te Spiecapag. Prandaj edhe TAP sqaron se per kete ka folur me kompanine dhe ka marre aprovimin qe situate do zgjidhet prej tyre.

energjia.al  08.09.2016