Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS, investime në Malishevë

Energjia Elektrike më nuk do të jetë brenga parësore e banorëve të fshatit Golluboc në Komunën e Malishevës, sepse KEDS ka vendosur në këtë fshat trafostacionin e ri, bashkë me rrjetin përcjellës me gjashtë shtylla betoni.

Drejtori për Shërbime Publike në këtë komunë, Milazim Morina tha se komuna e Malishevës, ka pasur shumë nevojë për investime në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike.

Ai tregon se rrjeti energjetik në shumë fshatra të kësaj komune është i vendosur qysh para viteve të 70-ta, të cilat nuk kanë ofruar energji me cilësi të standarde. Investimet e bëra nga KEDS, sipas tij, kanë ndikuar në rritjen e kualitetit të shërbimeve .

“Ka pas vazhdimisht kërkesa, ankesa prej banorëve përreth për probleme me energji elektrike, e sidomos në ato pjesë ku shtyllat elektrike kanë qenë të vjetra, pasi që kanë rrezikuar edhe jetën e shumë banorëve. Mirëpo tash me këto investimet e KEDS veç se kanë filluar të shihen efektet pozitive, dukshëm është përmirësuar rrjeti, rreziqet thuajse janë eliminuar, janë investime mjaft të qëlluara mjaftë profitabile për banorët e fshatit si dhe për komunën në përgjithësi”, tha Morina.

Në anën tjetër në KEDS thonë se investimet e trafostacionit dhe largpërçuesit në fshatin Golluboc të Malishevës janë bërë sipas të gjitha normave më të larta teknike.

“Ndërtimi I LP 10 kV përbëhet prej gjashtë shtyllave të betonit  me lartësi prej 12 metra. Në këtë trafo stacion do të ri kyqen 30 konsumatorë të cilët kanë qenë të kyçur në TS – Golluboci. Në trafo stacion është montuar TR 160 kVA, ndarësi me bazamente 24 kV si dhe ormani TU në bazament”, thonë në KEDS.

Projekti TS-10/04 Kv në Golluboc është i  fundit nga tri sa janë miratuar për komunën  e Malishevës. Inxhinier të kësaj kompanie deklaruan se me këto investime rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike do të jetë stabil për këtë anë.

KEDS, në kuadër të Planit Zhvillimor parasheh eliminimin e të gjitha lokaliteteve me rënie të tensionit në tërë territorin e vendit, zgjerimin dhe përforcimin e rrjetit në bazë të kërkesave të popullatës dhe ekonomisë dhe uljen e humbjeve teknike e komerciale.  Investimet e KEDS-it kanë nisur qysh në vitin 2013. Deri në tremujorin e parë të vitit 2016 janë investuar mbi 60 milionë euro, ku kanë përfituar mijëra konsumatorë shërbime më kualitative.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  07.09.2016