Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ferma më e madhe e turbinave me erë në botë

Qeveria e Britanisë së Madhe ka nënshkruar projektin për ndërtimin e një ferme turbinash me erë mbi sipërfaqen ujore të Detit të Veriut dy here më të madhe se ajo e Liverpool.

Ferma e turbinave me erë do jetë 480 kilometër katror dhe secila nga turbinat do të ketë një lartësi prej 276 metër, krahasuar kjo me ndërtesën më të lartë në Britani.

Projekti është financuar nga kompania gjigande e energjitikës Dong Energy. Mendohet se ferma do të ketë një kapacitet prodhimi prej 1,800MW energji, e mjaftueshme për të furnizuar 1.6 milionë shtëpi në Britani.

Shqiptarja.com  18.08.2016