Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OST, borxh arkës së shtetit në formë dividenti

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) i detyrohet buxhetit të shtetit rreth 657,7 milionë lekë ose 5.2 milionë dollarë si dividend i paderdhur.

Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditi të bërë në OST ka gjetur se për periudhën 2011-2014 kmpania nuk i ka paguar pronarit, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dividendin në vlerën 657,724,013 lekë.

KLSH ka kërkuar që në bashkëpunim me Ministrisë së Ekonomisë të hartohet një skedul i qartë dhe me afate për të shlyer vlerën e mbartur si detyrim për mos pagesë dividendi që prej vitit 2011.

KLSH vëren se në fund të periudhës 2014 rezulton se detyrimet e OSHEE ndaj OST SHA janë në vlerën 8,336,147,430 lekë, vlerë e cila përbëhet nga detyrime për fatura të pa paguara nga viti 2011-2015, disbalanca e energjisë, kolaudim matësish, pagesë pune për shërbime DTL Tiranë, matësa elektrik për NJOF dhe kosto lokale për nënstacionin e Kalimashit (trajtuar më hollësisht në faqet 66 të Raportit të Auditimit).

KLSH i ka rekomanduar Këshillit të Mbikëqyrës, Administratori i shoqërisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, të marrin masat e nevojshme administrative deri edhe gjyqësore për të arkëtuar shumën e detyrimit të OSHEE sha prej 8,336,147,430 mijë lekë, rezultuar në fund të vitit 2015, të cilat cenojnë ecurinë e veprimtarisë së OST .

Në katërmujorin e parë të vitit të ardhurat nga dividenti janë vënë në vështirësi për shkak të përformancës jo të mirë të disa kompanive në fushën e industrisë në të cilat shteti është pronar ose aksioner.

Revista Monitor,  07.06.2016