Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Së shpejti ndërtimi i 12 HEC-eve në Vardar

Qeveria maqedonase nënshkroi të hënën një Memorandum Mirëkuptimi (MM) me firmën kineze Water International & Electric Corp (CWE) dhe Bankën Kineze për Zhvillim (CDB) mbi projektin në Luginën e Vardarit, i cili parashikon zhvillimin e një studimi të fizibilitetit në 12-18 muajt e ardhshëm, ndjekur nga një projekt kontraktues i implementuar në katër faza. Projekti përfshin ndërtimin e 12 hidrocentraleve përgjatë lumit Vardar deri në kufirin grek, me vlerë prej 1,5 miliardë eurosh dhe të planifikuar të përfundojë në 12-15 vitet e ardhshme.

“Projekti do të financohet nga qeveria (15%) dhe kredi nga CDB (85%). Ky është projekti më i madh në Maqedoni deri më tani, i cili do të jetë me rëndësi të madhe për sektorin e ndërtimit, ekonomisë së ujërave, transportit dhe turizmit, që do të thotë, ekonomisë në përgjithësi”, tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, i cili nënshkroi dokumentin së bashku me ministrin e Ekonomisë, Fatmir Besimi. Sipas vlerësimeve, CDB do të sigurojë një kredi në vlerë prej 1,275 miliardë eurosh, me qeverinë që do të sigurojë pjesën e mbetur prej 225 milionë eurosh nga fondet e buxhetit ose burime të tjera. Një kredi e veçantë me 85 për qind nga investimi i përgjithshëm do të sigurohet për çdo fazë të projektit.

“Shuma e saktë, afati dhe shkalla e interesit do të përcaktohen për çdo fazë”, tha zëvendëskryeministri Peshevski. Ministri Besimi theksoi se projekti është i një rëndësie strategjike për sektorin e energjisë, por edhe për bujqësinë, transportin, turizmin në IRJ të Maqedonisë. Fan Lijin nga CDB tha se banka kishte një vlerësim krediti A+, të paraqitur në mbi 90 vende dhe rajone të gjithë botën.

Revista Monitor,  04.06.2016