Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pejë, stabilizohet tensioni i energjisë

Bashkësitë lokale të Pejës, të njohura si “Kosovatransi” dhe “Spitali i vjetër”, janë ndër përfituesit e parë të investimeve nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS.
Nga viti 2014 e deri më sot, KEDS në këto rajone të mëdha të Pejës ka bërë investime të dukshme që kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kualitetit të energjisë elektrike dhe stabilizim të tensionit
Investimet që KEDS ka bërë në këto lagje janë të llojeve të ndryshme.

“Për bashkësitë në fjalë janë investuar shtylla të tënsionit te ulet 0.4 kV (kilovolt), kabllo vetëmbajtës ABC, njehësorë të zhvendosur jashtë nëpër ormana”, thonë në KEDS.

Sipas kësaj kompanisë së distribuimit të energjisë të gjitha investimet janë të standardeve të larta kualitative europiane.
Muhamet Krasniqi, banor i zonës tregon se invstimet që KEDS ka bërë në këtë pjesë të qytetit, kanë pasur dinamika kryesisht të shpejta.

“KEDS ka ardhur me operatorë serioz dhe është punuar mjaft. Ajo që vërehet është kualiteti i tensionit që ka rezultuar me furnizim stabil në ekonomitë ose teknologjitë e amvisërive. Kemi qenë rajon i ngarkuar mjaft, tani edhe me shtëpi por edhe me ndërtime të reja banesore. Këto si duket i ka parë KEDS ka sjellur investime”, tha Krasniqi.

Sa i përket vënies së njehësorëve jashtë, Krasniqi shtoi se ky projekt po rezulton praktik.

“Po, tash edhe ne edhe KEDS e kemi më lehtë. I lexojnë vet dhe jemi më të pavarur nga njëri-tjetri”, shtoi Krasniqi.
KEDS ka deklaruar edhe shifrat e përfituesve në këto dy bashkësi lokale të Pejës, nga investimet e viteve të fundit.
“Në TS Kosovatransi numri i konsumatorëve përfitues është  471, prej tyre 171 konsumatorë komercial ndërsa në TS Spitali i vjetër, konsumatorë përfitues janë 54 prej të cilëve 14 komercial”, thonë në KEDS.

Sipas inxhinjerëve të KEDS -it me këto investime humbjet teknike jane zvogëluar dukshëm dhe rëniet e tensionit tek konsuamtorët janë eliminuar ose zvogluar maksimalisht.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  04.06.2016