Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shpërthim në HEC-in e Gjegjanit

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në hidrocentralin që ndodhet në fshatin Gjegjan të Pukës. Objekti ndodhet në pronësi të shtetasit me iniciale S.L. Paraprakisht dyshohet që të kenë qenë dy persona të maskuar ata që kanë vendosur lëndën shpërthyese në HEC. Pas mesnatës ata kanë mundur të lidhin rojën e HEC-it, duke e lënë rreth 600 metra larg vendit ku vendosën tritolin.

Duket se ata nuk kanë pasur qëllim të lëndojnë askënd, ndaj dhe e kanë lidhur rojën shumë larg HEC-it në mënyrë që mos të rrezikohej nga shpërthimi. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave e të kësaj ngjarje.

Gazeta Shqip,  26.05.2016