Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hetimi për CEZ, që nga marrëveshja e privatizimit

Hetimi për CEZ-in do të nisë që nga marrëveshja e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë (OSSHE) nga qeveria “Berisha” në vitin 2009-ë.

Konferenca e Kryetarëve ka pranuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor lidhur me marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe CEZ-it, por njëherazi ka pranuar edhe kërkesën e socialistëve, që hetimi të shtrihet në kohë.

Vendimi në Konferencën e Kryetarëve ka ardhur pas dakordësisë mes palëve, ndryshe nga dy ditë më parë, kur demokratët kundërshtuan kushtin e socialistëve.

Shqiptarja.com  14.04.2016