Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ, PD kërkon komision hetimor

Partia Demokratike dorëzoi sot në Kuvend kërkesën për hetim parlamentar në lidhje me aferën Rama-CEZ. Sipas PD,  te paktën 500 milionë euro u plaçkitën, duke u ndare në paktin kriminal të bërë nga kryeministri me kompaninë çeke.

Në kërkesën e demokratëve thuhet se janë 500 milionë euro detyrime të njohura e të pranuara që kompania kishte ndaj shtetit bashkë me shpërblimin që Rama i dha firmës çeke për prishjen e marrëveshjes, të cilat duhej ti shkonin qytetarëve në investime.

Partia Demokratike e denoncoi vjedhjen më të madhe të vendit, dhe u beri thirrje deputeteve të maxhorancës të mos e votonin në korrik të 2014 këtë aferë në parlament.

Por me urdhrin e Ramës  thuhet në një deklaratë të PD,  plaçkitja e 500 milionë eurove u zyrtarizua, madje  u kujdes që autorët e krimit të kishin dhe imunitet e të mos hetohen nga prokuroria, e të kenë mundësi ai bashkë me ta të shijojnë parajsat fiskale.

Për demokratët  hetimi parlamentar është vetëm hapi i parë drejt zbardhjes së megaaferës Rama-CEZ.

Shqiptarja.com  07.04.2016