Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HEC-et nuk mund të transferojnë asetet pa leje

Të gjithë prodhuesit e energjisë mbi 1Mw do të duhet të kërkojnë leje nga Enti Rregullator i Energjisë për transferimin e aseteve kur vlera që kërkohet të transferohet është më e madhe se 150.000.000 lekë. Transferim asetesh do të thotë cdo veprim me anë të të cilit krijohet një marrëdhënie shitje, dhënie me qira, transferimi, hipotekim, barre ose cfarëdolloj disponimi tjetër të pajisjeve ose aseteve fikse që i shërbejnë veprimtarisë.

ERE ka nisur aplikimin e kësaj rregulloreje të re dhe tashmë ka nisur transferimi i aseteve kryesisht si pengje në banka. Përformanca financiare e HEC-ve të vogla është përkeqësuar pas uljes per dy vite rrjesht te cmimit më të cilin ata shesin energjinë e prodhuar.

Sipas burimeve zyrtare të ERE për transferimin e aseteve qe realizohen në kuadër të procesit të privatizimeve në sektorin publik nuk do të aplikohet kjo rregullore.
Gjithashtu për transferimin e aseteve të të licensuarve që operojnë një linjë direkte në sektorin e gazit natyror, nuk ka nevojë për miratimin e ERE.

Me transferimin e aseteve tek përsoni që i perfiton, në kushtet e mospërmbushjes se detyrimeve të marrëveshjes, licenca e subjektit që ka transferuar asetetet, bëhet e pavlefshme për pjesën e asetëve që transferohen.

Subjektet e licencuar koncencionare, të cilët aplikojnë për miratimin e transferimit te aseteve, duhet të shprehin në formë të shkruar në marrëveshjen e transferimit te aseteve, detyrimet me te cilat ngarkohen për shkak të marrëveshjes së koncensionit e pjesët që transferojne tek perfituesi.

Nëse Bordi i ERE gjykon të nevojshme, mund të kërkojë informacion shtesë nga i licencuari, i cili duhet ta dërgojë informacionin e kërkuar brenda 8 ditëve nga marrja e njoftimit.

Pjesë të dokumentacionit që i licencuari kërkon të mos jenë të hapura për publikim, duhet të specifikohen në kërkesën për transferim, së bashku me arsyet e mosbërjes publike të tyre

Bordi i ERE mund të ngarkojë një ose më shumë persona për verifikimin e vërtetësisë së të dhënave të paraqitura nga i licencuari, duke bërë inspektimin në vend.

Revista Monitor,  15.06.2016