Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ari, pritet rënie prej 5%

Çmimet e arit në 2016 do të bien në një mesatare ditore prej 1.103 dollarë për onz, sipas parashikimit mesatar të 31 analistëve profesional publikuar në Anketën vjetore Forecast nga organi i tregtisë London Bullion Market Association.

Investimet zvicerane dhe banka UBS e shufrës bëjnë parashikimin më optimist të cmimeve të arit për vitin 2016, duke e çuar parashikimin mesatar 11% me një objektiv të mesatares së çmimeve të arit prej 1.225 dollarë për onz.

Analisti i metaleve të cmuara në UBS, Joni Teves parashikon një shifër të ulët prej 1000 dollarë dhe një të lartë prej 1300 dollarë përgjatë gjithë vitit 2016.

Në mënyrë të veçantë, pozicionimi optimist në mesin e menaxherëve të parave dhe fondeve të mbulimit ‘tanimë është mjaft i dobët …duke i mundësuar investitorëve të rivendosin ekspozimet e arit në nivele më të mira’ teksa ata mbrohen përkundër rreziqeve në klasat e tjera të aktiveve dhe të ekonomisë.

Më shumë pesimistë në ar edhe nga Dahdah në Natixis është Martin Squires në bankën franceze BNP Paribas, që parashikon një mesatare të arit prej 960 për onz në vitin 2016, ndërkohë që çmimet janë ‘nën presion nga rritja e ngadaltë globale, forcimi i dollarit amerikan dhe pritshmëritë lidhur me tre rritjet e mëtejshme të normës amerikane.’

Revista Monitor,  11.03.2016