Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ekspertët: “Industria e naftës mund të kolapsohet nëse çmimet nuk kthehen në nivelet e mëparshme”

Nëse çmimet e naftës mbeten në nivelet aktuale industria mund të kolpasohet, ka paralajmëruar një studim i botuar të mërkurën

Instituti për Ekonomi dhe Paqe (IEP) tha në raportin e tij: “Rënia e mprehtë e çmimeve të naftës do të prekë regjimet politike në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Arabinë Saudite, Irakun dhe Iranin, çka mund të rezultojë në kolaps të industrisë së naftës në SHBA. Nëse çmimet e naftës kthehen në nivelet e tyre të mëparshme rreziku do të eliminohet “.

IEP shtoi se këto tregje ishin tronditur tashmë nga një furnizim i tepërt që vinte nga lufta e çmimeve të Rusisë dhe Arabisë Saudite, dhe dështimi i tyre për të rënë dakord për shkurtimet afatgjata të prodhimit.

OPEC dhe aleatët e saj miratuan shkurtimet e prodhimit gjatë fundjavës. Koalicioni ndërkombëtar njoftoi në prill se do të ulë prodhimin me 9.7 milion fuçi në ditë në maj dhe qershor. Këto shkurtime tani do të vazhdojnë deri në korrik. Uljet kanë ndihmuar në stabilizimin e çmimeve të naftës në ditët e fundit, por çmimet mbeten të ulëta në krahasim me nivelet në fillim të vitit 2020.

Scan,  11.06.2020