Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ari shkëlqen falë deflacionit

Metali i verdhë regjistron performancën më të mirë në një fillimvit që prej vitit 1974.

Surpriza nuk qëndron vetëm këtu por sidmos te fakti që metali i çmuar marshon pavarësisht faktit se inflacioni i dobët po prek nivelet e krizës financiare globale. Ari vlerësohet gjerësisht si një aset mjaft i vlefshëm në kohërat kur inflacioni fluturon. Në mes të viteve `70 metali i verdhë fluturonte në një kohë që inflacioni ngjitej me 15%, duke regjistraaur edhe rekordin historik.

Sot ndodh krejt e kundërta. Çdo shenjë për rimëkëmbje të inflacionit përkthehet në një dhembje koke për ata që kanë investuar në metalin e verdhë. Fenomeni e ka një shpjegim. Ari ka tendencën të bjerë në rast se normat e intersit rriten. Pra, në rast se inflacioni do të jepte shenja rimëkëmbje, Rezerva Federale do të përshpejtonte procesin e normalizimit të normave të interesit duke dëmtuar për rrjedhojë metalin e verdhë. Në terma të përgjithshëm, frika e stanjacionit ndikon më mirë te ari sesa shenjat e inflacionit.

Metali i verdhë performon shkëlqyeshëm kur në dukje Bankat Qendrore reflektojnë se po humbasin kontrollin e situatës shprehen ekspertët. E në fakt sot po ndodh pikërisht kjo.

Scan TV,  10.03.2016