Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Devoll Hydropower nënkontrakton një firmë norvegjeze

Kompania norvegjeze inxhinierike dhe e dizajnit, Multiconsult ka nënshkruar një marrëveshje me Devolli Hydropoëer Sh.A. për të zhvilluar dy hidrocentrale në Shqipëri. Lajmin e bën të ditur HydroWorld.com.
Që nga marsi 2013, Devolli Hydropoëer sh.a është tërësisht në pronësi të kompanisë norvegjezes Statkraft. Aktualisht ajo është duke ndërtuar projektin e Hec-it të Banjës dhe Moglicës, që shtrihen përgjatë lumit Devoll rreth 70 km në lindje të kryeqytetit të Shqipërisë.

Sipas të njëjtin burim, kontrata e cila ka dy pjesë përfshin një komponent për sigurimin e stafit dhe tjetrën për shërbimet e konsulencës. “Për sa i përket stafit, Multiconsult ka për detyrë të sigurojë personel të kualifikuar në vend, mbështetur edhe nga zyrat në Norvegji”, tha menaxheri i projektit Richard Duncumb. “ Ne jemi duke punuar edhe për aspekte të tjera, si mbikëqyrjen e ndërtimit të digës Moglicës, duke përfshirë edhe pjesën e nëntokës sëstabilitetit, analizat gjeologjike dhe mbikëqyrjen e zonës përreth digës.”

Sa i përket aspektit tëkonsulencës, marrëveshja me Multiconsult parashikon ofrimin e shërbimeve për të dy projektet. Sipas kompanisë Statkraft, Hec-i iBanjës duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti, ndërsa ai i Moglicësnë fund të vitit 2018.

Statkraft do të posedojë vepraty deri në fund të periudhës së koncesionit dhe më pas ato do të kalojnë në pronësi të shtetit.

Revista Monitor, 19.02.2016