Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri: Po shlyejmë borxhet e Berishës

Replika në Kuvend e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri pas deklarimeve të deputetit Sali Berisha

Nuk duhet të ikësh. Rri, rri dëgjoje sepse harron që për ato vlera për të cilat ka dalë raporti, flitet për ankandet e naftës të vitit 2013, nafta e shitur për 2 vjet. Duhet ta kuptojë publiku se janë shitur 260 mijë ton dhe janë shitur në kohën e qeverisë tënde me vlera 61% të brentit. Pra, na akuzon ne për shitjet që ka bërë Albpetroli yt. Vetëm një i marrë si ty, vetëm nga dëshira për të mashtruar mund ta bëjë këtë, që me gjërat që ka bërë vet mundohet t’ia hedhë tjetrit. Këtë në fakt e ke bërë edhe me fusha të tjera. Kjo është për të sqaruar publikun.

Pra, i dashur qytetar që na dëgjon, të gjitha ato vlera që u përmendën këtu janë shitje të ndodhura nga Albpetrol në kohën e Sali Berishës dhe i gjithë dokumentacioni është aty. Madje kompania që ti akuzon është pikërisht ajo kompani që e ka fituar ankandin në kohën tënde. Pra, ky është morali i argumentit tënd kur del e flet dhe akuzon të tjerët. Përkundrazi, në kohën tone, ankandi i fundit i bërë në vitin 2015 është 72.5% e brentit. Po të shikoni edhe naftën që ka shitur Bankers brenda vendit, naftën që i ka shitur rafinerisë është jo më shumë sesa shifra 72%. Do të thotë që shumë afër vlerës reale të tregut.

Kjo është e vërteta dhe mos u mundo këtu të hedhësh mashtrime siç bëre dhe ike. E ke zakon, e hedh mashtrimin dhe ikën. Albpetroli i kohës tënde e ka shitur naftën dhe madje ka bërë edhe një qokë në Gusht po nuk po e them. E di ai i zoti punës që po na dëgjon, u bë dhe qokë për një organ aty se kishte hall ti mbyllte problemet. U bë një 30 mijë tonësh dhe kjo është e vërteta.

Së dyti, po flas për Ballshin meqenëse akuzon. Ballshi është gropa jote e pastër. E privatizove një industri strategjike pa asnjë plan. Madje shite edhe nënstacionin elektrik aty bashkë me atë, që s’po i japin dot zgjidhje as qytetit. Pasi krijove gropën, vodhe bashkë me të dhe e di shumë mirë që skema e Ballshit ka funksionuar në bashkëpunim me ty. E falimentove atë kompani dhe tani i kërkon llogari kësaj qeverie për gropën që ke hapur vet.

Ne po vazhdojmë të pastrojmë të gjithë pisllëqet që ke bërë ti me abuzime dhe po paguajmë ato mungesa financiare që i ke bërë zotrote. Ky është realiteti. Ikën ti, e ke zakon. Sa herë që dal unë me dokumente ti ikën. Del në ndonjë emision pastaj dhe thotë kam iPad-in, kam memorie. Po të ketë guxim të vijë këtu të sqarojë. Jam i gatshëm ti nxjerr dokumentet që ankandet janë zhvilluar në kohën e tij.

Kaq kisha se për gjëra të tjera nuk ka vlerë. Ai ka kohë që i ka marrë koka erë. Asnjë nuk e beson atë. Çfarë thotë njëherë, nuk thotë njëherë tjetër.

Faleminderit!

energjia.al  12.02.2016