Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers fsheh falimentin.E zhytur në borxhe marramëndëse, dhjetra kontraktorë i shkruajnë ambasadës kineze

Risqet e falimentit te Bankers Petrolium;
1- Rrezikun e pagave per te gjithe punonjesit shqiptar;
2- Rrezik falimentimi zinxhir I shume kontraktoreve shqiptar te lidhura me Bankers, perfshire edhe stafin e tyre;
3- Buxheti I shtetit, nga detyrimet e Bankers dhe kompanive shqiptare;
4- Bankat qe kane dhene kredi per kontraktoret
5- Cfare mund te ndodhi me fushen e Patos-Marinzes nga ana operacionale, dhe mjedisore.

• Bankers I eshte drejtuar zyrtarisht autoriteteve shqiptare ku ka lajmeruar shpalljen e forces madhore. Forca madhore ka parashikime ne license marreveshje se kur mund te shpallet, dhe argumentat qe ka perdorur Bankers nuk e justifikojne kete veprim, as ne situaten e krijuar ne 1997, vendburimi asnjehere nuk eshte ndalur.
• Praktikisht Bankers eshte nje kompani e falimentuar, por nuk I intereson te shpalle falimentin pasi I hiqen licensa per te operuar. Nderkohe me forcen madhore, Bankers mban operimin e asetit pamvaresiht se I ka ndalur operacionet.
• Bankers e justifikon me mos blerjen e naftes nga I vetmi klient eksporti I Bankers. Por ne treg nuk mungojne kliente te tjere, qofte Brenda apo Jashte shqiperise. Eshte paaftesia e manaxhimit te Bankers per te gjetur bleres te tjere, dhe rrezikimi I nje sektori te tere duke u mbeshtetur vetem ne 1 klient eksporti.
• Cmimi qe klientet ofrojne mund te jete me I ulet sec pretendon Bankers, dhe duke qene se kjo nuk pranohet nga Bankers, eshte zgjedhur te shpallet forca madhore dhe te mbyllen operacionet ne vend burimin e naftes Patos – Marinez. Situata ekonomike e pafavorshme nuk eshte absolutisht argument per te shpallur force madhore.
• Ne kohen kur kompania ishte Kanadeze eshte perballuar situata te veshtira, sic eshte edhe sot cmimi burse, por nuk eshte dorezuar asnjehere per nje afat kaq te shkurter 1-2 mujor te mos e perballoj financiarisht (perfshire punonjesit dhe kontraktoret).
• Deri me tani autoritetet shqiptare kane heshtur, dhe nuk u jane pergjigjur shkresave te Bankers per shpalljen e forces madhore. Eshte Ministria e Energjise dhe Infrastuktures, AKBN dhe Albpetrol institucionet pergjegjese per kete.
• Nderkohe edhe dogana eshte lajmeruar zyrtarisht qe tubacionet po boshatisen.
• Cdo veprim qe duhet te ndermerrte Bankers duhet te ishte I dakortesuar me autoritetet shqiptare, pra nese do mbyllet vendburimi kjo duhet te ishte me aprovim nga shteti. Ketu duke patur parasysh rendesine e ketij aseti strategjik per vendin.
• Shoqeria Bankers ka me shume se 1 vit ne veshtiresi financiare kjo si rrjedhoje e keqmanaxhimit. Detyrimet totale ndaj nen-kontraktoreve kane arritur ne nivele rreth USD 80 million, duke bere qe te jene ne prag falimenti.
• E verteta eshte se rritja e borxhit ne keto nivele vjen edhe si pasoje e transfertave te rreth USD 35 million nga shoqeria Bankers jashte shqiperise. Ky cash nese nuk do transferohej do e mbante situaten financiare te Bankers por edhe nen-kontraktoreve te tij ne kushte normale dhe nuk do kishim kete situate te renduar qe kemi sot.
• Ndaj punonjesve do kryhen pagesa ne nivelet minimale, ne shkelje te kontrates se punes dhe kodit te punes, duke ju premtuar qe do u shlyhen deri ne fund te vitit. Situata e krijuar me punonjesit eshte e njejta e krijuar me nen-kontraktoret. Premtime boshe deri ne deshtim. Garanci ne situaten e krijuar nuk ka.
• Diskriminimi eshte I dukshem, shkurtimet ne pagesa jane vetem per shqiptaret ndersa kinezet jo. Shkresa e ka te percaktuar qarte. ( Investigim i newalbania.al).. Në vijim do publikohen te tjera fakte te dokumentuara)

NewsAlbania,  17.06.2020