Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ari, aseti më i sigurt

Ari po konsiderohet aseti më i sigurt për vitin, ndërkohë që çmimet e naftës vazhdojnë rënien. Çmimet e arit janë rritur me 6% këtë vit në rreth 1,127 dollarë për onz. Kjo e bën metalin e çmuar të ketë performancën më të mirë ndër lëndët e para, dhe një nga asetet e vetme që paraqet një rritje përgjatë vitit.

Nga ana tjetër, tregjet e aksioneve kanë patur një performancë negative me nisjen e vitit. Dow Jones ka rënë me më shumë se 1 mijë pikë këtë vit, ndërsa Nasdaq ka humbur 8% të vlerës.

Këto lëvizje të kundërta tregojnë se metali i çmuar ka tendencë për rritje në periudha të paqartësive. Ari shihet si një rezervë e besueshme e vlerës për investitorët, ndërkohë që këto shqetësohen për ekonominë globale.

Kreu i investimeve në Këshillin Botëror të Arit, thotë se ndërsa tregjet e aksioneve nëpër botë bien në mënyrë dramatike, nevoja e mbrojtjes së kapitalit mbështetet te metali i çmuar. Fondet e Listuara në Bursë të metalit janë rritur gjithashtu.

Rritja e arit vjen në një kohë që lëndët e para po dobësohen si pasojë e tepricave dhe ngadalësimit në Kinë. Nafta ka rënë me thuajse 18% që prej fillimit të vitit dhe metale të tjera si bakri dhe platini kanë ndjekur humbjet.

Sipas ekspertëve, ari është fituesi i lojës për shkak se ka përdorimin më të paktë industrial në krahasim me lëndët e tjera të para, e si rrjedhojë ndikohet më pak nga ngadalësimi global. Parashikimet qëndrojnë në 1,250 dollarë për onz mbi metalin e çmuar përgjatë vitit.

Telegrafi, 04.02.2016