Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dëmotohet linja 110 KV e OST

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike, OSHEE njofton se si pasojë e një asimetrie në linjën 110kv e OST-së, sot rreth orës 08:00 të mëngjesit kanë mbetur pa tension n.stacionet Kalimash, Kalimash Tunel, Krumë dhe Kukës-Rexhepaj.

Gjithashtu pa energji kanë mbetur dhe HEC-et, Bele, Lapaj, Pobreg dhe Cernaleve.

Brigada e OST po punon për riparimin e shpejtë të këtij defekti.

energjia.al  12.01.2016