Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HEC-et e vogla, formulë të re për çmimet

Enti Rregullator i Energjisë ka hapur procedurat për përcaktimin e një metodologjie të re për përcaktimin e çmimit për energjinë elektrike të prodhuar nga HEC –et me fuqi deri në 15 MW.

ERE sqaron se kjo metodologji ka për qëllim të përcaktojë parimet dhe mënyrën e llogaritjes se të tarifave fikse të energjisë elektrike, që do t’i paguhet prodhuesit me përparësi, për të gjitha llojet e centraleve, që shfrytëzojnë burime të rinovueshme energjie me fuqi te instaluar deri ne 15MW.

Metodologjia e re merr në konsideratë, ndarjen e tarifave në përputhje me kapacitetin gjenerues.

1- grupi i parë: nga 0 deri në 2000 kw,

2- grupi i dytë nga 2001 deri në 5000 kw

3- grupi i tretë nga 5001 deri në 15000 kw.

Kohëzgjatja e tarifës

Tarifa nxitëse do të zbatohet për një kohe mesatarisht 15 vjeçar.

Për shoqëritë prodhuese të energjisë elektrike koncesionare duke filluar nga dita e futjes ne operim.
Për shoqëritë prodhuese të energjisë elektrike të privatizuara kjo periudhe do të zbatohet për pjesën e mbetur të kohës nga dita e privatizimit ose nga koha e futjes ne operim të kapaciteteve shtesë të miratuara nga ERE.

Rishikimi i Tarifës

Rishikimi apo korrigjimi i tarifës mbi baza vjetore do të kryhet për qëllim :

– Rishikim ex-post për diferencat ndërmjet kostove të pritshme të pranuara ne llogaritjen e tarifës sipas formules dhe atyre aktuale /realizuara . Ky axhustim do të kryhet për shkak se formula bazohet ne të dhëna dhe pranime për zëra të ndryshëm të kostove që priten të realizohen e për pasojë të shmangë të ardhurat e tepërta që mund të rezultojnë.

– Axhustim i tarifës i lidhur me ndryshimet në kapacitete.

– Axhustimi i komponeneteve të tarifës për efekt të inflacionit.

Ky rishikim do të realizohet Brenda muajit Shtator të vitit aktual për periudhën pasardhëse.

ERE do te miratoje një normë fikse te kthimit të kapitalit e cila do të llogaritet si një përqindje mbi vlerën e përgjithshme të investimeve të kapitalizuara për marrëveshjet 15 (pesëmbëdhjëtë) vjeçare të blerjes,

Norma e kthimit mbi kapitalin e vet (ROE) do të mundësoje kthimin e kostos se kapitalit per nje afat 15 vjecar.

Norma e interesit e pranuar per borxhin do te jete norma aktuale e interesit te aplikueshëm sipas termave te marreveshjes se huase midis institucioneve finaciare/ huadhenese dhe këtyre shoqërive , por jo me larte se sa norma e interesit te kredive për bizneset e mëdha për një periudhe afatgjate ( me shume se 5 vjet ).

Leva financiare, (edhe më sipër përmendëm)do te pranohet qe raporti i borxhit kundrejt kapitaleve të veta në vlerën totale të investimit të jetë ndërmjet (60% – 70% ) qe do te rezultojë nga raporti faktik.

Tarifat fikse do te rishikohen mbi baza vjetore ne perputhje me rregullat dhe praktikat e ERE-s.

Reagojnë prodhuesit: Po na falimentojnë

Në dhjetor 2015 ERE ka hapur procedurat për përcaktimin e çmimit të blerjes së energjisë bazuar në formulën e Ligjit nr. 138/2013 për energjitë e rinovueshme por kërkon të marrë në konsideratë një çmim të parcakuar i cili nder të tjera lejon kthyeshmërine e investimeve tona për një afat 15 vjeçar. Ndërkohe që gjatë procedurave të tenderimit për marrjen e koncensionit skualifikoheshin të gjithë ato projekte të cilat nuk e kthenin investimin në një periudhe 8-10 vjet. Gjithashtu dhe bankat nuk financojnë për projekte me periudhë kthim investimi mbi 8-10 vjet, tha Lorenc Gordani, Drejtor Juridik AREA.

Ai thotë se, nuk është llogjike që një investitor të pranojë një çmim që i kthen investimin e vet për 15 vjet kur detyrimi për blerjen e energjisë në kontrata koncesnionare është 15 vjet dhe koncensionari duhet gjithashtu të investojë 50% të vlerës së makinerive mbas 15 vitesh (kusht i vendosur ky i fundit tek te gjitha kontratat koncensionare ne fuqi)?

Gordani thotë se rreziku është shumë i madh sepse nuk është i qartë akoma se cili do të jetë çmimi i blerjes se energjisë dhe fryma e cila i rrethon institucionet tona vendim-marrëse është përqendruar tek ulja e marxhit te fitimi të këtyre hec-eve (deri dhe çuarje ne faliment).

“Askush nga institucionet vendimmarrëse si Ministria, Ere etj. nuk duan ta kuptojnë qe këto HEC-e janë ndërtuar nga ne dhe janë prone e përbashkët privat-shtet dhe ne si investitorë e kemi te drejte t’i shfrytëzojmë për një afat kohor te përcaktuar dhe me pas t’ja dorëzojmë shtetit” tha ai.

Revista Monitor, 08.01.2016