Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH lajmëron krizë prodhimi

Mungesa e reshjeve poshtë mesatares historike dhe vijimësia e periudhës së thatë edhe për vitin që vjen po vë në vështirësi furnizimin me energji nga prodhimi vendas.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka vlerësuar si domosdoshmëri ruajtjen e rezervës energjetike, për të mos cenuar sigurinë e furnizimit te vendit me energji. Në këto kushte kërkesa e OSHEE prej 880 GWh për furnizimin me energji të konsumatoreve tarifore gjatë muajve janar-shkurt, duhet të plotësohet duke reduktuar prodhimin e KESH në rreth 400 GWh gjatë 2 muajve të ardhshëm (janar-shkurt). Rreth 180 GWh parashikohet të prodhohet nga HEC-et e vegjël, ndërsa pjesa tjetër prej 300 GWh do të kontraktohet nëpërmjet importit.

Gjate këtij viti KESH ka realizuar kërkesën e konsumatoreve tarifor për periudhën Janar-Nëntor 2015 duke furnizuar OSHEE me 4,016 GWh. Për të njëjtën periudhë të vitit 2014 KESH ka furnizuar OSHEE me 3,864 GWh dhe për të njëjtën periudhe të vitit 2013 KESH ka furnizuar OSHEE me 3,563 GWh.

Mungesa e prodhimit vendas do të kanalizojë fondet e kompanive shtetërore të energjisë, të siguruara nga arkëtimet drejt importet. Nëse thatësira zgjat mundësitë për të financuar investimet e mëtejshme në OSHEE do të jenë të kufizuara.

Rezervuari i HEC Fierzë aktualisht është në kuotën 276.3 m (kuota max. është 296 m), prurjet rezultojnë 60 m3/sec, katër here me te ulta se mesatarja shumëvjeçare 1990-2015 per te njëjtën periudhe, ndersa rezerva energjetike rreth 650 GWh.

Por, situata hidroenergjitke e krijuar si pasojë e kushteve të disfavorshme klimaterike, pritet të vështirësohet më tej, pasi reshjet e muajit janar 2016 nuk pritet të kenë intensitet të lartë që mund të rrisnin prurjet në nivelet e mesatares shumëvjeçare, njoftoi KESH-in.

Revista Monitor,  29.12.2015