Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Për prodhuesit me kapacitet 1 MW nuk duhet liçensim

Të gjithë vetëprodhuesit e energjisë elektrike të lidhur në rrjetin kombëtar, me kapacitet të instaluar deri në 1 MW, nuk do të pajisen me licencë nga ERE.

ERE njoftoi se e mori këtë vendim për krijimin e kushteve lehtësuese për futjen në rrjet të kapaciteteve të reja prodhuese, si dhe heqjen e barrierave që mund të pengojnë futjen e pjesëmarrësve të rinj të tregut.
Kështu çdo shoqëri tregtare që dëshiron të ushtrojë aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike me kapacitet të instaluar deri në deri në 1 MW, nuk pajiset me licencë nga ERE.

Këto kategori prodhuesish kanë detyrimin të njoftojnë ERE-n, në çdo rast që fillojnë të ushtrojnë veprimtari në Tregun e Energjisë Elektrike. Për të përmbushur këtë vendim ERE ka njoftuar kompanitë e energjetikës, OSSHE KESH sh.a, OST sh.a.

Në kuadër të ligjit të Ri të Energjisë, Enti Rregullator, është duke miratuar një sërë aktesh ligjore që i përgjigjen liberalizimit të tregut. Kështu konsumatorëve u mundësohet të prodhojnë energji për nevojat e veta kundrejt një kapaciteti të kufizuar.

Revista Monitor,  18.12.2015