Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Biokarburantet, qeveria përgatit projektligjin

Ministria e Energjisë dhe Industrisë është duke hartuar një projektligj të ri “Për biokarburantet” e që parashikohet të shkojë për miratim në qeveri në fillim të viti të ardhshëm.

Sipas burimeve zyrtare të kësaj ministrie, drafti është duke u diskutuar me grupet e interesit, të cilët do të paraqesin propozimet e tyre. Mësohet se drafti do të mund të shkojë për miratim në ekzekutiv vetëm në fillim të vitit të ardhshëm. Arsyeja e hartimit të një projekligji të ri për biokarburet ka të bëjë me mosfunksionimin e kuadrit aktual ligjor, por edhe me zbatimin e direktivave të detyrueshme europiane.

Shqipëria, si palë kontraktuese në Sekretariatin e Energjisë ka një target kombëtar zyrtar, i cili është të arrijë të sigurojë 38% energji të rinovueshme në terma konsumi, e ku rreth 4% duhet të jetë nga biokarburantet ose në terma volumi në rreth 28,000 ton (vlerësohet se në vitin 2014 konsumi i total i karburantit u llogarit në 800,000 ton).

Sipas Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, projektligji i ri do të përcaktojë mënyrën sesi do të funksionojë ky segment i tregut, kush do të shesë, si dhe afatet e përafrimit me standardet e BE-së.

Biokarburanti si teknologji del nga përzierja e biometanoleve me vajra të ndryshme. Vajrat, në prodhimin në masë, vijnë nga mistri, që është më i lirë, por jo vetëm.

Për të ricikluar vajrat që dalin nga restorantet ose nga makina të ndryshme, distilohen dhe futen si përzierje së bashku me biodizelin.

Revista Monitor, 10.12.2015