Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Njësia 2, prioritet rrugët dhe ndriçimi

Buxheti i bashkisë së Tiranës për njësinë numër 2 do të jetë 182 mln lekë të cilat do të shkojnë kryesisht për ndërtimin e rrugëve dhe rehabilitimin e institucioneve arsimore, por edhe krijimine një tregu të ri.

“Në Sauk, fokusin më të madh e kemi në rehabilitimin e ujit të pijshëm. Po planifikojmë ndërtimin e një tregu të ri, si dhe kemi piketuar tashmë një vend për zhvendosjen e tregut, në mënyrë që ata që shesin të kenë mundësi t’i shërbejnë komunitetit me produktet e tyre”, tha Veliaj.

Veliaj tha se një vëmendje të vecante i eshte kuashtuar edhe ndriçimit.

“Kemi konceptuar një ndriçim në masën 85% të zonës. Që në vitin tonë të parë kjo është katër herë më mirë se gjendja aktuale, ku vetëm 20% e zonës ndriçohet”, tha Veliaj.

Një tjetër investim i Bashkisë së Tiranës për njësinë 2 do të jetë mirëmbajtja e rrugëve dhe plotësimi i zgarave e pusetave në masën 75%, projekte për shtimin e gjelbërimit, planifikimin e rindërtimit të dy shkollave 9-vjeçare dhe ndërhyrja, rehabilitimi dhe sigurimi i ngrohjes për 5 kopshte dhe 4 çerdhe.

Ora News,  16.11.2015