Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosova shpenzoi 53 mln euro për naftë

Në pikat Doganore të Kosovës, në tre muajit e fundit, kanë hyrë 136 milion e 553 mijë litër naftë.
Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci ka tdeklaruar për Zëri.info se importi i sasisë së naftës i përkthyer në vlerë monetare për tremujorin e fundit kap shifrën prej 53 milion e 247 mijë euro. Ndërkaq, vlera e akcizës ka thënë se është 47 milion euro, ndërsa TVSH-ja 17 milion euro.

Sipas të dhënave doganore, sasia e litrave që kanë hyrë në muajin gushtë është 53 milion, në shtatorë 39 milion litra, ndërsa në tetor kanë hyrë 43 milion litra naftë.

Primatin e importit ende e mbanë shteti italian, ku në tre muajt e fundit nga ky vend janë futur 50 milion litër naftë, nga Greqia janë importuar mbi 31 milion litra, ndërsa nga Kroacia për tre muaj janë futur 28 milion litër naftë.

Nafta importohet edhe nga Rumania, Maqedoni, Bullgaria, Rusia, India, Izraeli e Serbia.

Revista Monitor,  12.11.2015