Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dëmtohen kabllot e tri fidrave në Kashar

Dëmtimi i kabllove të tri fidrave 20 kv në nënstacionin e Kasharit ka lënë pa energji për rreth 8 orë 18702 banorë në këtë zonë. Lajmi bëhet me dije nga OSHEE ku sqarohet se dëmtimi i fidrave është bërë nga punimet private të një individi.

Sipas OSHEE, fidrat e dëmtuar janë ata 16, 17, 18 që dalin nga nënstacioni 110/20 kv.

Për pasojë kanë mbetur pa energji elektrike pallatet që ndodhen në zonën e Misto Mames, Yzberisht, Top Channel, Pallatet Giron, Lin Konstration, Unaza e re, zona pranë Yzberishtit. OSHEE ka bërë padi në komisariat në lidhje me incidentin, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë autorin e këtij veprimi. Ndërkohë punonjësit e OSHEE kanë punura për orë të tëra për rregullimin e defektit duke bërë të mundur rikthimin e energjisë në këtë zonë rreth orës 22:00 të mbrëmjes.

Revista Monitor,  12.11.2015