Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Punëtorët e Trepçës kërkojnë përgjigje nga gjykata

Janë më shumë se 100 punëtorë të Sindikatës së Sigurimit të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, të cilët që nga viti 2004 janë duke punuar në kompani private pa shkëputje të kontratës nga KEK-u.

Këtë gjendje e konfirmon kryetari i kësaj sindikate, Nexhat Murati. Ai shpjegon se në vitin 2010, bashkë me disa punëtorë të tjerë kanë ngritur një padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj KEK-ut, mirëpo ndonëse kanë kaluar pesë vite nga ajo kohë, ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Në KEK thonë se që nga viti 2004 nga kjo kompani janë shthurur gjashtë njësi tjera dhe se punëtorët në fjalë nuk ka mundësi të figurojnë si punëtorë të subjektit juridik KEK.

Murati thotë se kërkojnë që t’ju rikthehet statusi i punëtorit të KEK-ut, duke shtuar se që prej vitit 2004 ankesa kanë jo vetëm ndaj këtyre të fundit por edhe ndaj Qeverisë.

Tribuna,  10.11.2015