Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bordi i KEK përshëndet angazhimin e menaxhmentit dhe punëtorëve

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. i kryesuar nga Hysen Fazliu me drejtorët Egzon Berisha, Petrit Ibraj dhe znj. Fatime Grajqevci, sot ka mbajtur mbledhjen e parë zyrtare me ç’rast janë njoftuar nga u.d. Kryshefi Ekzekutiv z. Luigj Imeri për objektivat dhe sfidat e korporatës.

Në këtë takim, Imeri, ka njoftuar kryesuesin dhe drejtorët e Bordit të përkohshëm të KEK sh.a. për aktivitetin e korporatës në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, sfidat e me theks të veçantë në implementimin e projekteve kapitale dhe gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19 si dhe menaxhimin e mirë të kësaj situate deri më tani.

Në anën tjetër, Fazliu ka theksuar se Bordi i përkohshëm i drejtorëve, si përfaqësues i aksionarit të vetëm (qeverisë) ka përgjegjësinë për performancën e mire të KEK-ut.

Për më tepër, Bordi i përkohshëm është i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative gjithnjë duke respektuar Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe rregulloret e Brendshme të Korporatës.

Fare në fund, Bordi i përkohshëm ka përshëndetur angazhimin e menaxhmentit dhe punëtorëve për rezultatet e arritura si në aspektin operative ashtu edhe në atë financiar.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  13.08.2020