Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri takohet me drejtoreshën e BB

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri priti sot në një takim Drejtoreshën për Europën Juglindore në Bankën Botërore zonjën Ellen Goldstein. Ministri e informoi zyrtarën e Bankës Botërore

në lidhje me ecurinë e reformës në sektorin energjitik.

Ne vlerësimin e ministrit Gjiknuri, reforma është duke i dhënë efektet e veta pozitive në sektor ashtu sikurse ka patur një mbështetje edhe prej qytetarëve të cilët i janë bashkuar ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.

“Nga një sektor gërryes i financave dhe Buxhetit të Shtetit, tanimë sektori energjitik ka filluar të kontribuojë në ekonominë e vendit”, u shpreh z.Gjiknuri.

Ministri theksoi se humbjet në rrjet është arritur të ulen në nivelin 31%, niveli i arkëtimit të faturave korente është rritur ashtu sikurse janë arkëtuar gjatë këtyre dy viteve edhe rreth 200 milion euro nga borxhet e prapambetura.

Z.Gjiknuri sqaroi se tanimë qeveria po punon për modelin e ri të tregut, liberalizimin e sektorit të energjisë dhe projektin për krijimin e bursës së energjisë në Shqipëri.

Drejtoresha e Bankës Botërore, zonja Goldstein vlerësoi maksimalisht rezultatet që reforma në sektorin energjitik po jep. Sipas saj, zgjidhja e shpejtë e konfliktit mbi statusin e kompanisë së shpërndarjes ishte veprimi i duhur për ti hapur rrugën investimeve dhe reformimit të sektorit.

Ndërsa u ndal në projektin e rimëkëmbjes së sektorit energjitik, zonja Goldstein e cilësoi shumë të mirë ecurinë e reformës së ndërmarrë. Sipas saj, efektet e reformës do të bëhen edhe më të prekshme me përmirësimin e shërbimit ndaj konsumatorëve.

energjia.al 04.11.2015