Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ulen normat e shkarkimit të gazeve

Në 1 janar normat e shkarkimit të gazrave të automjeteve do të ulen ndërsa në 1 korrik të 2016 ato do të barazohen me standartet e BE-së . Eksperti në ministrinë e Transporteve Maksim Tashi shpjegon se kjo nismë e shkallëzuar u bë për ti dhënë kohë drejtuesve të automjeteve që të ndërhyjnë te makinat për të ulur nivelin e lëshimit të gazrave.

Që prej 1 janarit për të gjitha automjetet që qarkullojnë në Shqipëri do të ketë një ulje të nivelit të lejimit të shkarkimit të gazrave e ndërsa në 1 korrik standardet do të barazohen me Bashkimin Europian. Eksperti në ministrinë e Transporteve. Maksim Tashi shpjegon se ky fakt duhet të ndërgjegjësojë drejtuesit e automjeteve që të kryejnë shërbimet e nevojshme.

Maksim Tashi: “Në 1 janar nis faza tjetër këto shtesa do të përgjysmohen. Do të thotë do të jetë norma e KE plus gjysmën e shtesave që është bërë për periudhën korrik- dhjetor 2015. Normat që do të nisin më 1 janar do të jenë deri më 31 qershor ditë e fundit që do të barazohemi me normat e KE.

Por si paraqitet situata e ngeljes së automjeteve në fazën e parë të këtij proçesi. Tashi shpjegon se problem janë makinat me benzinë dhe ngelja në krahasim me ato me naftë është 1 me 3.

Maksim Tashi: “8.5 % e të gjithë mjeteve ngelin në kontrollin e emetimit të gazrave. Më problematik është mjeti me benzinë. Numri i mjeteve të benzinës kundretj naftës është shumë më i vogël”. Pas hyrjes në fuqi të fazës së fundit të udhëzimit të ministrisë së Transporteve automjetet që rrezikojnë të dalin jashtë qarkullimit janë ato të viteve 86-2002.

Ora News,  27.10.2015