Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pakti me CEZ, në rast hetimi

Marrëveshja për zgjidhjen me mirëkuptim të arbitrazhit mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke CEZ, do të votohej më 31 korrik të vitit të shkuar nga Kuvendi i Shqipërisë me 85 vota pro dhe në mungesë të opozitës, për shkak të bojkotit të saj pas incidentit mes deputetit demokrat, Gent Strazimiri, dhe deputetëve socialistë, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu. Futja e saj me procedurë të përshpejtuar do të bëhej në një kohë kur debati politik në atë kohë ishte përqendruar te ndarja e re territoriale që mazhoranca kishte miratuar, ndërsa opozita nuk ishte përfshirë në këtë reformë. Sa i përket marrëveshjes me CEZ-in, në nenin 4 pika 3 të tij, qeveria kishte rënë dakord që për shmangien e çdo dyshimi, nenet 6.4 dhe 7.3 të kësaj marrëveshjeje do të vazhdojnë të zbatohen pas këtij përfundimi të kësaj marrëveshjeje pa ndonjë kufizim kohor, që përjashtojnë mundësinë e procedimit penal ndaj pjesëtarëve të kompanisë CEZ, në rast se do të kishte një çështje penale në të ardhmen. “Palët bien dakord që kjo marrëveshje ose çdo dokument, deklaratë apo komunikim i bërë nga ndonjë palë, çdo pikëpamje e shprehur apo sugjerim i bërë nga ndonjë palë apo ndonjë pranim, deklaratë, lëshim, kufizim apo heqje dorë i bërë në lidhje me këtë marrëveshje ose gjatë negocimit të saj, nuk do të kërkohet, referohet apo paraqitet si provë në ndonjë procedurë gjykimi, arbitrazhi apo procedurë tjetër të ngjashme në masën që kjo marrëveshje ka pushuar së qenë në fuqi sipas nenit 4.3”, thuhet në pikën 4 të nenit 6 të marrëveshjes. Ndërsa neni 7, në pikën 3 të tij, parashikon që: “Republika e Shqipërisë do të dëmshpërblejë grupin CEZ kundrejt çdo kostoje dhe shpenzimi të arsyeshëm e të dokumentuar në mënyrë të arsyeshme që ka pësuar në lidhje me të, si dhe për të gjitha humbjet dhe dëmtimet që ndonjë anëtar i grupit CEZ mund të pësojë në mënyrë të arsyeshme të sigurt, për shkak të deklarimit të ndonjë pretendimi ose fillimit apo vazhdimit të ndonjë procedimi lidhur me ndonjë pretendim për bashkëpunimin kundër ndonjë anëtari të grupit CEZ në çdo forum apo juridiksion”, thekson marrëveshja.

Gazeta Shqip,  26.09.2015