Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mirditë, shpërthim në zyrat e kompanisë që ndërton HEC-in

Një sasi e konsideruseshme eksplozivi e llojit tritol, ka shpërthyer në kampin qëndror të punëtorëve të firmës turke e cila po ndërton hidrocentralin në zonen e Mirdites, duke rrezikuar jeten e dhjetra punëtorëve të cilët ishin në gjumë në ato momente.

Ngjarja ka ndodhur mesnates e së mërkures tek zyrat e firmes në hyrje të qyteti të Rrëshenit, por që është mbajtur e fshehur nga policia e cila nuk ka sjellë asnjë njoftim për mediat ndërkohë që këta të fundit janë njoftuar nga vetë punëtorët e firmës të cilët e kanë bërë ngjarjen publike.

Nga shpërthimi fatmirëisht nuk ka patur përsona të lënduar, ndërsa dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme. Sasia e lëndës plasëse është vendosur në pjesen lindore të këtij kampi aty ku ndodhen edhe zyrat qëndrore të firmes, ndërsa sipas punëtorëve shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm duke i terrorizur ata të cilët në ato momente ishin të gjithë në gjumë.

Në lidhje me ngjarjen menjëherë është njoftuar policia e Mirdites e cila ka kryer të gjitha veprimet hetimore, por ndonëse kanë kaluar tre ditë nga shpërthimi ende nuk ka asnjë pëson të ndaluar si të dyshuar për vendosjen e eksplozivit.

Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet që objekt i sulmit të ketë qënë firma e cila po ndërton hecin, kjo duke ju referuar faktit se  prej kohësh ka konflikte pronësie me disa banorë të zones.Pikërisht edhe hetimet e grupit hetimor janë përqëndruar tek kjo çështje por pa mundur që të bien në gjurmët e autorëve të ngjarjes.

Punëtorët e firmës jashtë kamerave nga frika se rrezikojnë vendin e punës i bëjnë thirrje policisë  të ndërhyjë në zgjidhjen e këtyre konfliktëve, pasi jeta e tyre është në rrezik çdo ditë ndërkohë banorët e disa fshtrave në Mirditë kanë dalë në proteste disa herë kundër firmes që po ndërton hidrocentralin, duke e akuzuar atë se ju ka grabitur pronat e tyre dhe nuk ju ka dhënë asnjë dëmshperblim.

Shqiptarja.com  12.09.2015