Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Modernizohet rrjeti elektrik i Podujevës

Podujeva është shndërruar në kantier punimesh këto ditë nga KEDS-i. Janë 13 projekte në implementim e sipër dhe gjashtë të tjera që do të nisin së shpejti. Përfitues direkt janë mbi 2,300 familje e biznese apo afro 10 mijë qytetarë

Halit Kodraliu nga Podujeva, edhe pse në moshë të shtyrë, kishte dalë këto ditë të nxehta gushti në lagjen e tij, te Tabetët, për të parë investimet që po bën KEDS-i. “Po më pëlqejnë shtyllat e reja fort. Po bëhet një punë e paqtë. Shtyllat e reja janë shumë më të forta”, thotë Kodraliu, bukur i entuziazmuar. Përpara lagjja e tij kishte probleme me rrjetin e stërvjetëruar, që ishte bartur në KEDS nga koha kur distribucioni ishte kompani publike.

Trafostacioni te Tabetët është vetëm një nga shumë lokalitete në Podujevë, ku KEDS-i është duke investuar për përmirësimin e rrjetit.

Tashmë fshatrat si Letanci, Bradashi e Dumnica janë të pajisura më rrjet e trafo të reja. Për 13 projekte brenda qytetit të Podujevës janë vendosur shtyllat, përderisa po vendosen edhe kabllot dhe njehsorët. Konsumatorëve u rritet kualiteti i shërbimeve dhe siguria, po në të njëjtën kohë zvogëlohen humbjet.

Përfitues direkt nga këto projekte janë mbi 2,300 konsumatorë- familje dhe biznese apo afro 10 mijë qytetarë.

Projektet e përfunduara apo ato në implementim nuk janë të vetmet që po bën KEDS në këtë komunë. Janë edhe 6 projekte tjera të parapara të implementohen sivjet për përforcim të rrjetit. Këto investime janë duke ia ndërruar pamjen rrjetit distributiv në Podujevë që ishte shumë i vjetër. Ato janë në kuadër të projekteve për vendbanimet me rënie të tensionit, të cilat KEDS i kishte identifikuar në mars të këtij viti dhe është zotuar t’i kryejë mbi 100 projekte anekënd Kosovës vetëm sivjet. Investimet nuk kanë të ndalur, përderisa vetëm brenda 5 muajve kanë përfunduar dhjetëra projekte ku përfitues janë dhjetëra mijë konsumatorë. Ata kanë shërbime më kualitative dhe më të sigurta. KEDS është i zotuar të vazhdojë me investime në mënyrë që konsumatorët të kenë shërbime sa më kualitative.

energjia.al 04.09.2015