Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kursimi i energjisë, ligj për banesat

Ndërtimet e deritanishme pa ndonjë standard për izolimin kanë rritur konsumin e energjisë për ngrohje apo ftohje të banesave. Ligji për ndërtesat, i cili do të vendosë më të sakta detyrimet për ndërtuesit për standardin e ndërtimit të banesave….

Ligji i “Eficencës së Energjisë” synon që të përcaktojë standartet për kursimin e energjisë dhe përdorimin e qëndrueshëm të saj, duke ndihmuar në këtë mënyrë në sigurimin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ky ligj është sigurisht edhe rrjedhojë e zotimeve që ka marrë vendi ynë në rrugën e integrimit evropian. Shqipëria ka pranuar të jetë palë e Komunitetit Evropian të Energjisë, duke u angazhuar kësisoj që të zbatojë standartet evropiane të eficencës së energjisë.

Parashikohen për herë të parë auditimet dhe certifikimet energjitike të ndërtesave. Audituesit e licensuar, do të përcaktojë shkallën e eficencës energjitike të një banese. Sa më eficente të cilësohet ndërtesa, aq më e lartë mund të jetë vlera e shitjes së saj në treg. Si rrjedhojë ndërtuesit privatë do të shtyhen drejt investimeve të tilla dhe blerësit do të jenë më të sigurtë për banesat që blejnë.

Burime nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë pohojnë se pas ligjit të eficiencës do të hartohet dhe një ligj më vete për ndërtesat, i cili do të vendosë më të sakta detyrimet për ndërtuesit për standardin e ndërtimit të banesave.

Ndërtimet e deritanishme pa ndonjë standard për izolimin kanë rritur konsumin e energjisë për ngrohje apo ftohje të banesave.

Risitë

Ligji parashikon krijimin e Fondit Kombëtar të Eficencës, i cili do të veprojë si një strukturë jopublike (ka statusin e nje OJF) dhe do të mbledhë fonde jo vetëm nga buxheti i shtetit, por edhe donatorë apo subjekte private. Këto fonde do të akordohen si grante per investimet publike dhe private për eficencën duke krijuar lehtësira në këtë drejtim.

Krijohet Agjensia Kombëtare e Eficencës, një institucion publik që do të monitorojë respektimine planit kombëtar të kursimit, gjë që deri më sot, bëhej nga AKBN, por pa mbështetjen e duhur ligjore për të siguruar informacionin e duhur nga subjektet konsumatore të energjisë apo vendosjen dhe vjeljen e gjobave (sic parashikohet nga ky projektligj i fundit).

Revista Monitor,  22.08.2015