Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Auditimi i detyruar energjetik/ Berberi: ”Do ulim pragun e konsumit”

Të gjithë subjektet publikë dhe privatë që konsumojnë më shumë se 3 milion kilovator energji në vit do të duhet t’i nënshtrohen auditmit energjetik, si një detyrim ligjor në drejtim të eficencës së energjisë. Aktualisht janë rreth 70 subjekte që regjistrojnë këtë konsum vjetor, por kreu i Agjencisë për Eficencën e Energjisë, Evis Berberi thotë për TV SCAN se janë gati ndryshimet ligjore për të ulur pragun e konsumit, duke zgjeruar numrin e kompanive dhe institucioneve shtetërore që do të duhet të auditohen nga pikëpamja energjetike.

Berberi shpjegon dhe detyrimet që kanë këto subjekte në drejtim të masave që duhet të marrin për të reduktuar konsumin e energjisë, teksa paralelisht po punohet për parashikimin e gjobave që do të vendosen në rast se rekomandimet e audituesve nuk zbatohen.

Deri më tani auditimi energjetik  nuk ka funksionuar, pasi nuk ishin certifikuar audituesit e energjisë. Ndërkohë që, pak javë më parë përfundoi testimi, çka është finalizuar edhe me një listë profesionistësh, që duhet t’i drejtohen subjektet e interesuar.

Scan,  02.07.2020