Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

1000 punëtorë të ARMO-s pa paga

1000 punonjës të rafinerisë së naftës ARMO nuk kanë marrë pagat prej dy muajsh. Sot shumë prej tyre kanë protestuar në ambientet e brendshme të uzinës. Punonjësit paralajmërojnë se nuk do ndalin protestat deri në marrjen e pagave.

“Që po vdesin njerëzit nga gazi unë marr 100 mijë lekë ilaçe në muaj edhe une do vdes”, – thotë një punonjës.

“Dy muaj pa marrë i treti brenda”, – shprehet një tjetër.

“Është detyrim i mospagesës së pagave të dy muajve pasi ka kaluar afati. E vërteta është që kompania ka fshehur nuk ka bërë transparencën për të gjitha lëvizjet financiare që janë bërë dhe këtë e kemi kërkuar disa herë dhe këtë e kanë fshehur dhe mendoj që edhe ky veprim i mos kalimit të lekëve është një veprim i kamufluar i kompanisë . Ne shpresojmë që qeveria të marrë masa për të zgjidhur këtë problem”, – thotë një tjetër punëtor.

Kryetari i sindikatës së rafinerisë Kamber Iljazi thotë se gjendja është agravuar tej mase dhe protestuesit nuk do të tolerojnë në kërkesat e tyre.

“Nuk do lëshojmë pe për të gjitha kërkesat ekonomike që janë të cilat fillojnë nga pagesa e muajve çështja më delikate më serioze është sigurimi i jetës punonjësve”, – u shpreh Iljazi.

Shqiptarja.com 12.08.2015