Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Norvegji, nafta 50 USD, më keq se kriza

Vendi më i pasur Skandinav po përballet me një kaos. Kur kriza financiare e gjunjëzoi ekonominë globale, Norvegjia nuk u ndikua fare, por në një kohë kur çmimet e naftës bien poshtë 50 dollarëshit, historia merr tjetër rrjedhë.

Papunësia arriti në rreth 3.7% në 2010-ën, në periudhën e post-krizës. Rëniet e çmimeve të naftës thuajse e shtynë papunësinë në 4.3% në muajin Maj, që është dhe niveli më i lartë në 11 vite. Ekzistojnë disa arsye se pse Norvegjia do ta ketë më të vështirë ti bëjë ballë rënies së çmimeve të naftës sesa gjëndjes financiare globale. Norvegjia është shume e varur nga nafta. Si një faktor kyç i rritjes, nafta e mbajti vendin të qëndrueshëm ndaj krizës, dhe ndërsa ky sektor kyç ndodhet në vështirësi, ekzistojnë disa industri të tjera që vendi duhet t’i japë prioritet për rritjen.

Nafta po humbet vlerë ashtu si dhe investimet në industrinë e saj po i drejtohen nivelit më të ulët që prej vitit 2000. Për ti bërë ballë, kompanitë si Statoil filluan kufizime shpenzimesh që para 6 muajsh përpara se nafta Brent filloi të luhatet. Norvegjia do të duhet të shikojë drejt kursimeve. Nëse qeverisë do ti duhet të tërheq para nga fondi i saj Sovran prej 875 miliardë dollarësh, ky do të ishte një hap historik. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të duhet të frenojë në mënyrë strikte shpenzimet fiskale në një kohë kur vendit i nevojitën më shumë se kurrë.

Shpenzimet e vendit mund të fillojnë të lënë pas të ardhurat nga nafta, të cilat ai i vendos në fonde pasurie për gjeneratat e ardhshme. Tërheqja e parave nga ky fond nuk ishte planifikuar për të paktën disa dekada të tjera, dhe asnje ministër financash nuk dëshiron që kjo të jetë trashëgimia e tij. Qasja e kësaj tërheqjeje do të nxisë një debat të ashpër dhe ndoshta do të krijojë një legjislacion të ri.

Scan TV,  10.08.2015