Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Japonia rihap reaktorin bërthamor të Fukushimës

4 vjet pas katastrofës ne centralin bërthamor te Fukushimes, Japonia ka rivënë ne funksion reaktorin e pare atomik nen rregulla te reja sigurie. Të gjitha impiantet ne vend ishin mbyllur gradualisht, pas rrjedhjeve radioaktive në Fukushima, të shkaktuara nga tërmeti dhe cunami qe goditi vendin. Tragjedia u mori jetën 16 mije personave, ndonëse asnjë rast vdekjeje nuk lidhet me katastrofën bërthamore. Pas kalimit të testeve të reja të sigurisë, kompania Kyushu Electric Power riktheu ne pune reaktorin numër një në impiantin Sendai, ndërsa pritet te vihen ne funksion edhe 25 te tjera. Vendimi eshte pritur me pakënaqësi te forta ne publik. Ndonëse kryeministri Abe kishte garantuar qytetarët se siguria e tyre vjen para gjithçkaje tjeter, qindra njerez protestuan jashte impiantit dhe përpara rezidencës së kryeministrit në Tokio. Ata i tremben nje katastrofe te ngjashme dhe rrezikut potencial nga vullkanet aktive ne rajon.

Për sistemin e sigurisë në impiantin e Sedanit janë shpenzuar mbi 100 milionë dollarë. Qe pas mbylljes se impianteve bërthamore Japonia e siguronte energjinë nga importi duke kryer shpenzime te mëdha. Ekspertet kishin paralajmëruar se lenia e reaktorëve pa pune per disa vjet mund te shkaktonte probleme për ta, por asnjëherë me pare nuk është bere ristartimi masiv i tyre.

Vizion Plus,  11.08.2015