Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hidrocentralet private

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka monitoruar zbatimin e kontratës nga subjektet private që kanë marrë leje për ndërtim hidrocentrali.

Drejtori i kësaj agjencie, thotë në një intervistë për TV SCAN se, nga kontrollet rezulton një numër i lartë i subjekteve që nuk kanë respektuar afatet e kontraktuara për ndërtimin e veprave. Sipas tij, këto subjekte kanë kohë deri në muajin Shtator që të nisin nga puna, pasi në të kundërt do u hiqet leja.

Penalizime do të ketë edhe për ato kompani që nuk kanë respektuar mbrojtjen mjedisore të parashikuar në kontratë Që nga viti 2008, qeveria shqiptare ka lëshuar 171 leje për ndërtimin e rreth 310 hidrocentraleve të vogla dhe të mesme në të gjithë vendin.

Vetëm 90 prej tyre kanë përfunduar dhe janë në fazë prodhimi, një pjesë tjetër ka hasur në vështirësi me gjetjen e financimeve ndërsa 60 subjekte kanë marrë vetëm pronësinë e licencës.

Scan TV, 07.08.2015