Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritet eksporti i gazit rus në Europë

Kompania ruse Gazprom njoftoi shtimin e eksportit të gazit rus drejt Evropës.

Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters, kompania ruse Gazprom deklaroi se në muajin korrik 2015 gazi rus i eksportuar drejt Evropës dhe Turqisë ka qenë 14.29 miliard m3.

Kjo shumë në krahasim me vitin e kaluar është rekord i ri në eksportin e gazit rus drejt Evropës.

Në muajin maj niveli i eksportit të gazit rus drejt Evropës ka qenë 10.7 miliard m3.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  06.08.2015