Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Barra e rëndë e mirëmbajtjes së TEC Vlora

Shpenzimet për mirëmbajtjen e TEC-it të Vlorës zunë 10% të kostove Furnizuesit Publik me Shumicë të Energjisë, (degë e shitjes së KESH), raportoi Enti Rregullator të Energjisë.

Kjo kosto është gati e njëjtë me koston që i krijohet KESH me blerjen e energjisë nga HEC është që për vitin 2014 ishte rreth 1.6 miliardë lekë

Kostot për mirëmbajtjen e TEC të Vlorës ndikojnë drejtpërdrejt në tarifën që KESH aplikon për shitjen e energjisë ndaj OSSHE, e cila më pas e reflekton këtë çmim të konsumatorët fundorë.

Edhe gjatë vitit 2014 nuk është prodhuar energji elektrike nga TEC Vlora. Ky TEC ishte parashikuar të vihej në punë gjatë vitit 2011, por për shkak të problemeve teknike të konstatuara gjatë testimeve ende nuk është mundësuar vënia në punë e TEC-Vlora.

Sipas raportimeve nga KESH sh.a lidhur me ketë problematike rezulton se, KESH sha dhe Kontraktori i ndërtimit të TEC-it janë në proces gjykimi për zgjidhjen e kundërshtive lidhur me defektin në sistemin e ftohjes dhe mbylljen e njëanshme të kontratës nga TCM që në vitin 2012.

Gjithashtu është shpallur një tender për përzgjedhjen e një kompanie të specializuar konsulence për projektin e riparimit të defektit në sistemin e ftohjes në TEC Vlora.

KESH sh.a parashikon përgatitjen e një studim pre-fisibiliteti ku do të analizohet në mënyre krahasuese kosto e përdorimit të gazit natyror në prodhimin e energjisë elektrike nga TEC Vlora.

Revista Monitor,  11.06.2015