Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Akciza po shtrenjton naftën në Kosovë

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se çmimi më i lartë i naftës në Kosovës se sa në vendet e rajonit, është për shkak të akcizës.

Sipas tij, ulëja e akcizës si dhe formimi i një Rregullatori të Tregut do të ndikonte që në tërë vendin çmimi i naftës të jetë i njëjtë.

“Si shoqatë kemi kërkuar rregullatorë për të cilën do të përfitonin edhe konsumatorët. Dallimi në çmim me Maqedoninë është për shkak të diferencës në akcizë. Në Maqedoni akciza për litër është 0.20 centë, ndërsa në Kosove është 0.38 centë për litër”, thotë kryetari i Naftëtarëve, Fadil Berjani për Telegrafin.

Ndryshe, një litër naftë në vendin tonë është 1.09 euro, ndërsa benzina 1.10 euro për litër.

Telegrafi, 09.06.2015