Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shtyhet me një vit afati i Task-Forcës

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e djeshme ka vendosur të zgjasë afatin e funksionimit të Task-Forcës për energjinë, të ngritur me datë 14 dhjetor 2013. Veprimtaria e Task-Forcës ka konsistuar në realizimin e kontrolleve dhe verifikimeve pranë konsumatorëve, fillimisht kategoria jofamiljare (biznese) dhe më pas edhe në kategorinë familjare, evidentimin dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Gjithashtu është bërë prerja e energjisë elektrike për klientët debitorë. Janë kontrolluar elektricistët dhe lexuesit, të cilët kanë kontakte të drejtpërdrejta me konsumatorët. Task-Forca ka pasur objektiv zgjerimin e bazës së abonentëve në skemën e faturimit të energjisë elektrike, bashkëpunimin me strukturat e Policisë së Shtetit, si dhe inicimin e ndryshimeve të akteve ligjore. Veprimtaria në terren e Task-Forcës u rrit dukshëm me ngritjen e strukturës së Njësisë Operative Speciale (NjOS) e cila varet nga ministri i Energjisë. Prej datës 1 dhjetor 2014, NjOS ka kryer rreth 8200 kontrolle të specializuara te konsumatorët dhe te strukturat e varësisë së OSHEE-së. Gjatë këtyre kontrolleve janë bërë 2350 ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për abonentët me probleme të ndryshme.

Gazeta Shqip,  05.06.2015