Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Task Forca për naftën diskuton gjendjen e krijuar nga pandemia

Në një postim të publikuar nga faqja zyrtare e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në rrjetin social facebook, ministrja Belinda Balluku ka njoftuar rreth mbledhjes që Task Forca për naftën ka mbajtur për të diskutuar rreth gjendjes së krijuar nga pandemia.

Postimi i plotë:

Task Forca për naftën, ngritur me urdhër të Kryeministrit @ediramaal , diskutoi për menaxhimin e situatës së vështirë të krijuar nga pandemia e COVID-19, e reflektuar edhe në tregjet ndërkombëtare. Në vetëm dy muaj dëmi që ka sjell ngrirja e sektorit hidrokarbur në çdo nivel, në buxhetin e shtetit, llogaritet me 2.6 miliard lekë.

Lajme shpresëdhënëse vijnë në funksion të ringritjes së sektorit:

Albpetrol ka lançuar tenderin për shitjen e naftës, pas një kohe të gjatë, për shkak të çmimit të ulët në të gjithë tregjet ndërkombëtare.

Bankers Petroleum ka rinisur operimin për nxjerrjen e naftës dhe ka relatuar masat e marra përpara Task Forcës. 

ALLUM Enterprises është rikthyer në Shqipëri dhe synon rifillimin e punës në Rafinerinë e Ballshit brenda muajit qershor

ALLUM ka arritur një marrëveshje me Bankers Petroleum për furnizimin me naftë, me një sasi të parë prej 25 mijë ton.

Më e vështira kaloi, tashmë është koha për rimëkëmbje dhe koha që ky sektor të nis rrugën e kthimit në normalitet, madje edhe me reforma më te mira e më të thella për eficencë te sektorit.

energjia.al  28.05.2020