Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Raporti i ERE-s: 2019, vit i keq për energjinë

2019 shënoi një ndër vitet me importin më të lartë të energjisë elektrike gjatë 10 viteve të fundit. Në raportin vjetor të Entit Rregullator të Energjisë, që do të diskutohet në komisionet parlamentare të mërkurën, saktësohet se kjo situatë erdhi si pasojë e thatësirës, duke nxjerrë edhe një herë në pah nevojën për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë. Kjo pavarësisht faktit se gjatë 2019-ës pati një rritje të prodhimit të energjisë elektrike nga centralet fotovoltaike.

Sipas ERE-s gjatë vitit që lamë pas, kanë prodhuar 23 mijë MWH energji elektrike 8 centrale fotovoltaikë, me fuqi totale të instaluar prej rreth 15 MW, teksa në vitin 2018 operonte vetëm centrali diellor i Ujësjellësit të Korçës për plotësimin e nevojave të veta. Gjithashtu, sipas ERE-s prodhimi i përgjithshëm i vendit ka qenë në nivelin 5.2 TWh, me një ulje prej rreth 40% krahasuar me vitin 2018, ndërkohë që importi i energjisë elektrike ka qenë 2.4 TWh. Rreth 57% e këtij prodhimi është prodhuar nga Shoqëria Publike e gjenerimit, ndërsa pjesa tjetër prej 43% nga centralet private konçesionare ose jo.

Në fakt, sektorit privat të prodhimit të energjisë, gjatë vitit 2019 iu shtuan 36 centrale, me një fuqi totale të instaluar prej 74.3 MW dhe me një prodhim të përgjithshëm prej 83,158 MWh. Por, viti 2019 nuk ishte pozitiv edhe për të gjithë bizneset që u furnizuar nga Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë elektrike, si pasojë e mosdaljes në treg të lirë energjie, duke qenë se çmimi me të cilin e siguruar energjinë u shënua në vlerën mesatare pre 14.17 lekë/kwh apo 17% më shtrenjtë se një vit më parë.

Përmirësim gjatë 2019-ës pati treguesi i humbjeve të energjisë në sistemin e shpërndarjes, duke u ulur nga 23.96% që ishte në 2018-ën, në 21.79%. Ndërkaq, për vitin 2020 Enti Rregullatori i Energjisë do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë ngritjes së Bursës së Energjisë. Kjo edhe si pasojë e rritjes së numrit të impakteve të prodhimit të Energjisë Elektrike nga burimet e rinovueshme si centralet fotovoltaik, hidro apo dhe kërkesat për ndërtimin e atyre me erë, ka sjellë nevojën e përgatitjen e kuadrit ligjor dhe rregullator për absorbimin e tyre si dhe uljen e kostove apo dhe shpërndarjen e drejtë të tyre tek të gjithë klientët.

Scan,  19.05.2020