Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bojaxhi: Autobusë elektrikë për Tiranën

Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës Gjergji Bojaxhi ka prezantuar sot programin e tij për transportin urban në kryeqytet.

Ai tha se transporti urban është në një cilësi shërbimi të ulët dhe se kjo vjen si shkak i keqmenaxhimit nga drejtuesit e bashkisë.

Plani i Bojaxhi për transportin urban është që të futen në treg biletat elektronike dhe të hyjnë në sistem të gjithë autobusët elektrikë.

Po ashtu Bojaxhi ka premtuar se nëse ai do të zgjidhet në krye të bashkisë së kryeqytetit do të riorganizojë linjat ekzistuese të shërbimit urban dhe do të shtojë linja të reja.

Gjendja e transportit urban në Tiranë është e mjerueshme. Transporti është i shtrenjtë, ka cilësi të dobët, nuk është lehtësisht i arritshëm, operatorët abuzojnë me cilësinë e shërbimit. Kjo situatë është rezultat i keqmenaxhimit dhe korrupsionit të drejtuesve të Bashkisë.

Përmirësimi i transportit urban do të jetë prioritet i im i rëndësishëm. Unë do të ndërmarr një transformim rrënjësor të këtij shërbimi. Masat kryesore të planit tim janë:

• Futja e biletës unike që mund të përdoret në çdo linjë dhe çmimi të jetë me bazë kohe.
• Futja e biletave elektronike.
• Do të shndërrojmë gjithë flotën në autobuza elektrikë me bateri.
• Do të integrojmë rrjetin e fragmentuar që nuk siguron vazhdimësi, përmes shtimit të linjave të reja dhe riorganizmit të atyre ekzistuese.
• Do të monitorojmë lëvizjen e autobuzëve në mënyrë elektronike.
• Do të krijojmë një sistem elektronik për monitorimin dhe koordinimin e transportit urban
,” –tha Bojaxhi.

Shqiptarja.com  01.06.2015