Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Raport i MEI për ngjarjen në Marinzë

RAPORT PARAPRAK PER NGJARJEN E ndodhur në Pusin nr. 5761 në Vëndburimin Marinzës

Analizimi i shkaqeve te incidentit te ndodhur ne pusin nr. 5761
Ne baze te urdherit te Ministrit te Energjise dhe Industrise me numer 89, date 01.04.2015, Grupi i Punes per analizimin e situates ne vendburimin e Patos Marinzes pas incidentit te ndodhur gjate shpimit te pusit nr 5761, paraqet raportin e meposhtem, ne baze te objektit te grupit te punes.

Dokumetacioni mbi te cilin zhvillohet aktiviteti
Sheshi i shpimit te pusit nr.5761 ndodhet ne vendburimin e Patos-Marinzes me koordinatat:X=387448.8, Y=4510699.6, Z=13.8 m

Aktiviteti i shpimit te pusit zhvillohet ne baze te Lejes Zhvillimore Komplekse te miratuar me vendimin e KKT nr 4, date 04.07.2013 dhe te zbardhur me Lejen e miratuar nga MEI me nr 4002/1, date 24.07.2014, e vlefshme deri ne daten 17.07.2016.

Kompania “BANKERS Petroleum Albania Ltd.” mbeshtetur ne Marreveshjen Hidrokarbure te miratuar ne vitin 2004, ushtron aktivitetin e saj ne zonën naftembajtese te Patos-Marinzes. Në zonen ku ndodhi Fontana, me sheshin P29a kishte projektuar te realizonte shpimin e 11 puseve horizontale në përputhje me planin e zhvillimit. Në këtë shesh ishin realizuar deri ne fund te marsit 2015 9 shpime horizontale, të gjithë në shtresat e ketij vendburimi.

Historiku
Nga të dhënat e marra nga historiku i puseve ekzistuese, dokumentohet se shtresat naftë- mbajtëse kapeshin në thellësinë 1005 ml, mirëpo asnjë nga këto puse nuk ka qenë i sukseshëm pasi kanë kapur nafta shumë të rënda dhe shumë viskoze.

Kjo zonë është vënë në shfrytëzim që në fillim duke marrë prej saj nafta të rënda, në këto kushte densiteti i shpimeve është shumë i madh. Realizimi i shumë shpimeve në këtë zonë ka ndikuar në reduktimin e presionit të shtresës në krahasim me presionet fillestare të saj. Shumë shpime të dorëzuara nga shoqeria Alpetrol dhe të shpuara vertikalisht në atë kohë janë me difekte të llojeve të ndryshme (teknologjike ose mekanike).

Sheshi P29A
Puset e shpuara në sheshin P29A nga Kompania “SIMMONS”, si nënkontraktore e shoqerise Bankers Petroleum para fontanimit janë gjithsej 9 puse me projekt teknik dhe teknologjik të njëjtë.

Të gjitha puset në këtë shesh janë në përputhje me standartet e puseve horizontale, të pajisur me konduktor 95/8” dhe kollonë shfrytëzimi 7“ dhe të dyja këto kolona janë të çimentuara deri në sipërfaqe me çimento të klasës G. Gjatë shpimit të këtyre puseve ashtu si dhe në pusin 5761 në sheshin e shpimit ishte montuar aparati monitorues i gazit, i cili ishte i vendosur në kanalet e solucionit te argjilës në sondën e shpimit.

Nga të dhënat e shënuara nga përgjegjësit e turnit te shoqerise Bankers Petroleum nuk është verifikuar prezenca e gazit si në argjilë ashtu dhe në ambjentin përreth.

Shpimi i Pusit 5761 dhe Fenomeni fontanë
Data 27.03.2015
Sipas te dhenave te paraqitura nga shoqeria Bankers Petroleum, pusi 5761 ka filluar shpimin në datë 27.03.2015 në orën 15:30. Për realizimin e shpimit ishte instaluar sonda SIMMEON Edeko me numër 504. Shpimi vazhdoi normalisht deri në thellësinë 109m ekuivalente me thellësinë e uljes së konduktorit 95/8” në mbështetje të projektit teknologjik. Konduktori u ul normalisht dhe u çimentua me çimento të klasit G. Në mbështetje të dokumentacionit, çimentimi u realizua me 18ton çimento dhe doli deri në sipërfaqe duke shkarkuar në shesh çimenton e përzier me argjilë. Mbas çimentimit pusi u la në tharje çimentoje dhe ka vazhduar pregatitja e grykës së pusit ku janë montuar preventorët dhe manifoldet e duzave, njëkohësisht ishte montuar dhe kambana e kezingut e presionit 3000PSI.

Duke e konsideruar testimin të sukseshëm, kompania (nenkontraktori Simmons) ka realizuar kompletimin e instrumentit si më poshtë:

Daltë ᶲ=222mm+motorr shpimi turbinë me kënd 1.88 gradë + instrument i matjes se kendit te shpimi te pusit + tubo shpimi 4”.

Të gjitha këto proçese mbaruan brenda datës 27.03.2015.

Data 28.03.2015
Më datë 28.03.2015 ka filluar shpimi i trungut vertikal deri në thellësinë 1092m me solucion argjile me këto parametra bazë:

ᵞ=(1.1 – 1.15)gram /cm³
Viskoziteti:V=34sek
Filtrimi:F= (8-10)cm³/30’
Në këtë thellësi deri në H 1156m ka filluar devijimi I trungut të pusit me 7.2 gradë i cili ishte parashikuar në projekt. Në këtë thellësi kishte filluar shpimi me kënd më të madh për të realizuar seksionin e kurbëzuar të trungut të pusit.

Datat 29 – 30.03.2015
Gjatë kësaj date ishte ngritur manovra lartë për të nxjerrë kompletimin fundor të pusit dhe për të ulur turbinën me kënd të taruar deri në 2.12 gradë, kompletim i cili ishte parashikuar dhe në programin e shpimit të pusit. Manovra poshtë ishte ulur normalisht dhe shpimi kishte filluar në H 1122 m, me këtë devijim sipas programit, por në këtë kohë nga aparatuart e instaluara në 9 shpimet e kryera në pusin 5660 ishin vërejtur rrjedhje të pakta gazi, pus i cili ishte i siguruar me Paker në thellësinë 405m. Për të mos komplikuar situatën, nenkontraktori kishte ndaluar punën në pusin 5761 dhe ngriti manovrën lart, realizoi hermetizimin e grykes se pusit 5760, duke siguruar kështu mosdaljen e gazit, i cili ishte gaz hidrokarbur. Në këto kushte sipas dokumentacionit, kompania kishte kryer manovrën poshtë dhe kishte vazhduar shpimin nga thellësia 1156m-1437m. Kjo prerje ishte realizuar me këto parametra të lëngut larës:

ᵞ=(1.07 – 1.1)gram /cm³
Viskoziteti:V=30 – 32sek
Filtrimi:F= (8)cm3/30’
Fundi i këtij intervali përbëhej nga argjila. Gjatë shpimit Kompania “PHOENIX” kishte njoftuar personelin e drejtimit të shpimit se presioni për realizimin e shpimit ishte i variushëm dhe jo sipas parametrave të pompës së argjilës. Kjo e kishte detyruar Kompaninë që të realizojë manovrën lart dhe të kontrollojë parametrat e punës së turbinës si dhe nga matjet në sipërfaqe ishte parë dhe rritja e këndit për tej normales nga 7 gradë/30m në 17gradë/30m. Nga kontrolli i turbinës ishte konstatuar se ajo ishte thyer në dy vende (dhomëza) dhe ky difekt sipas tyre kishte shkaktuar rritjen e këndit. Për të korigjuar gabimin, kompania kishte vendosur që në pjesën fundore të realizonte një tapë çimento, me qëllim që pusi të orientohej me kënde azimutal sipas projektit.

Data 31.03.2015
Kompania kishte konkluduar për realizimin e tapës së çimentos në H = (1437-1395)m gjithsej 42m, për këtë gjatë kësaj dite ishte ulur manovra poshtë lisho pa daltë vetëm me instrument shpimi 4”. Në të njëjtën kohë ishin marrë masat për përgatitjen e 3.5m³ solucion çimento, i cili është i barabartë me volumin që ka tapa e çimentos.

Data 01.04.2015
Gjatë kësaj date me uljen e kollonës së shpimit deri në fundin e pusit ishte realizuar qarkullimi i solucionit të shpimit duke normalizuar të gjitha parametrat e tij sipas projektit, në këtë kohë paralelisht ishte pergatitur solucioni i çimentos me çimento të klasës G dhe me peshë specifike ᵞ= 2.1gr/cm³ dhe koha e dehidratimit 3 ore. Para se te realizohej pompimi i solucionit të çimentos, kompania kishte presuar linjat e injektimit dhe grykën e pusit dukë pompuar 3m³ ujë. Volumi i çimentos prej 3.5 m³ ishte pompuar i shoqëruar nga 1m³ ujë dhe ishte shtyrë me 6.5m³ solucion argjile. Pasi ishte realizuar vendosja e tapës së çimentos, ishin ngritur 6 çerek tubo nga koka e tapës së çimentos deri në thellësinë 1357m. Në këtë thellësi, kompania kishte realizuar qarkullimin invers (kesing-tubing), për të realizuar pastrimin e tubove të shpimit nga mbetjet e solucionit të çimentos.

Në këto kushte Kompania kishte vendosur të ngrinte dhe 4 çerek të tjerë deri në thellësinë 1337m, kishte ndaluar qarkullimin pasi kishte normalizuar solucionin e argjilës. Në këtë thellësi kompania e kishte lënë trungun e pusit në kontroll për ardhje, gjë që është kusht teknik si dhe kishte pritur kohën e ngurtësimit të tapës së çimentos për të realizuar provën nëse tapa kishte mbajtur. Në këtë moment kompania kishte vendosur të ngrinte dhe tre çerek deri në thellësinë 1257m, duke menduar se proçesi i vendosjes se tapes kishte përfunduar, por pikërisht në këtë thellësi, gjatë manovrës lart në trungun e pusit dhe në kanalet e argjilës, ishin vërejtur ardhje te solucionit te argjiles.

Ashtu siç veprohet në të tilla raste, personeli inxhinjero – teknik vendosi valvulen e moskthimit ne tubing. Pastaj menjëhere ka mbyllur preventorët dhe ka hapur nje linje anesore te preventoreve, mbasi linja e dyte nuk ishte ne montuar, ashtu sic parashikohej ne projekt. Personeli i sondes mbas pak castesh, gjykoi se duhej te vleresonte presionin ne gryke. Per kete arsye, mbylli saracinesken e linjes se vetme te preventorit dhe ne monometer u reflektua presioni deri në 38 bar. Grupi i Punes sqaron se konduktori (kollona e ulur ne pus) me diameter 95/8 polsh eshte ulur ne thellesine 109 metra dhe per rrjedhoje garanton nje presion deri ne rreth 10 bar.

Mbas presionit 10 bar ne thundren e kollones, rrezikohet te ndodhe carje hidraulike e formacioneve te paveshuara me kollone, sic dhe ka ndodhur ne rastin e fontanes se pusit 5761, te shoqeruara me grifona ne sheshin perrreth ketij pusi.

Masat e marra nga shoqeria Bankers Petroleum per eliminimin e incidentit
Në linjën anësore të manifoldit pusi kishte nxjerrë me presione të larta gaz, ujë dhe rërë I cili kishte çarë tubin fresibël që lidhet me daljen e preventorit dhe tubin e çeliktë të shkarkimit. Në këto kushte kompania Bankers Petroleum filloi montimin e linjës se dytë te preventorit (nderkohe sipas projektit, kjo linje duhej te ishte instaluar qe ne fillim te punimeve dhe jo mbas incidentit) dhe kishte filluar përgatitjen për mbytjen e pusit. Në këtë kohë kalimi nga njëra linjë tek linja tjetër si dhe dalja e rërës nga duzat, i bllokoi ato dhe presioni i gazit i reflektuar te pllashkat e preventorit u reflektua ne shtresën që i përket suitës rrogozhina dhe doli në një perimeter me rreze rreth 500m në formë grifonesh.

Bankers Petroleum, ne baze te praktikave per keto raste, realizoi mbytjen e pusit me metoda te njohura, duke eliminuar ardhjen e gazit nga shtresa ne pus si dhe uljen e tempit ne grifonet perreth pusit.

shkaqet e mundshme te incidentit
Mungesa e linjes se dyte te preventoreve
Mos montimi i linjes se dyte te preventoreve, megjithese ishte parashikuar ne projekt, veshtiresoi manovrimet e personelit te sondes, te cilet nuk kishin te gjithe pajisjet e duhura per te vene nen kontroll kete fontante.

Veprimet e personelit te sondes
Personeli i sondes menjehere mbas krijimit te incidentit (fontanes) duhej te kishte vepruar me saktesi te plote teknike konform rregullave per keto situata, me qellim ne momentin qe mbylli linjen e preventorit te mos lejonte rritje presioni ne kezing me shume se 10 bar (nderkohe qe presioni real arriti ne 38 bar, 3.8 here me i larte se presioni i carjes hidraulike te formacioneve poshte konduktorit). Pra kompania Bankers Petroleum nuk duhet te lejonte rritjen e presionit ne kezing mbi 10 bar.

Prezenca e Gazit
Kompania në fillim kishte menduar se kishte të bënte me gaz hidrokarbur dhe kishte zbatuar të gjitha procedurat standarte për këtë fushë naftëmbajtëse, mirëpo nga matjet e kompanise Bankers Petroleum doli se kishim të bënim me gaz. Në sheshin e pusit P29A, pusi 5661 ishte i 10-ti dhe nga aparaturat gazmatëse rezultoi se kishin të bënim me gaz karbonik, i cili nuk eshte gaz shoqerues i naftes dhe nuk eshte konstatuar ne këtë zonë naftëmbajtëse. Mbas incidentit (fontanes), kompania Bankers Petroleum duke lexuar historikun e puseve përreth fontanës mori informacionin se në pusin 2466 M-D1, në vitin 1989 kishte filluar injektimi ciklik i gazit karbonik dhe në këtë pus ishin realizuar 4 cikle injektimi, dhe i fundit ishte kryer në Prill-Qershor 1991 ku gjithsej ishin injektuar 2.293.329 m³ gaz karbonik. Ky gaz karbonik në bazë të dokumentave të arshivës, nuk ishte rikthyer por vleresohet se kishte migruar në shtresë nëpërmjet rrugeve të saj.

Grupi i Punes vlereson se kompania Bankers Petroleum nuk ka studiuar paraprakisht historikun e puseve perreth te shpuar me perpara nga kompania Albpetrol, duke neglizhuar kete informacion shume te rendesishem.

Solucioni argjilor
Nga informacioni i paraqitur nga shoqeria Bankers Petroleum, rezulton qe ne ne pusin nr. 5761 solucioni argjilor rezerve nuk ishte ne parametrat e duhura, per te mbytur fontanen.

Pasojat e ngjarjes
Fontana, megjithe masat qe mori kompania Bankers Petroleum Albania Ltd, doli jashte kontrrollit duke u paraqitur ne nje pjese te konsiderueshme te siperfaqes prane pusit ne formen e grifoneve, te cilet nga gryka e tyre shkarkonin gaz dhe materiale te ndryshme inerte dhe te lengshme nga suita polovina dhe rrogozhina.

Grifonet ishin te shperndara ne te gjithe teritorin ne forme te c’rregullt, me nje rreze rreth 500 m nga gryka e pusit 5761, ku dy grifone kishin dale nga puset e ujit te shpuara nga banoret e zones (me lartesine me te madhe), ndersa te tjeret ishin me lartesi te ndryshme.

Instrumenti i shpimit te pusit ishte ne thellesin 1275 m dhe mbas fontanimit rezultoi i bllokuar.

Nga ky fenomen jane konstatuar disa demtime neper banesa dhe infrastrukturen perreth fontanes, dhe per te vleresuar situaten ne terren eshte ngritur nje grup pune nga Prefektura Fier i cili do vlerësoje demet e shkaktuara.

Rekomandimet DHE masaT per parandalimin E NGJARJEVE TE NGJASHME ne te ardhmen.
Persa me siper, Grupi i Punes rekomandon:

Pezullimin e te gjitha punimeve te kompanise Bankers Petroleum Albania Ltd ne sheshin e pusit P29 A, deri ne momentin e rehabilitimit te siperfaqeve te prekura nga grifonet.
Ne te gjithe punimet e shpimit ne te ardhmen, kompania Bankers Petroleum duhet te kete ne gjendje pune normale te dy linjat e preventoreve, te cilat duhet te jene me tubo me diameter jo me pak se 4 polsh.
Kompania Bankers Petroleum Albania Ltd, para se te filloje shpimin e puseve ne sheshet e miratuara, te marre informacionin e duhur per historikun e puseve ekzistuese dhe ne pershtatje me kete historik te zgjedhe teknologjine e shpimit te pusit.
Per shpimin e puseve qe kompania Bankers Petroleum Petroleum Albania Ltd, do te kryeje ne vendburimin e Patos-Marinez, te perzgjedhe nenkontraktore qe plotesojne kushtet teknike dhe tekonologjike, pasi nenkontraktori aktual, ne kete incident (fontane) ka reflektuar mangesi teknike ne zgjidhjen e situates se krijuar.
Duke marre shkas nga incidenti (fontana) i ndodhur tek pusi nr. 5761 ku solucioni argjilor rezerve nuk kishte ne parametrat e duhura, rekomandojme qe ne cdo shesh pusi, kompania te disponoje mbi tre (3) volume pusi solucion argjile te renduar me peshe specifike mbi 1.30 gr/cm3.
Kompania Bankers Petroleum duhet te vleresoje situaten aktuale te shkaterrimit te nentokes nga grifonet.

GRUPI I PUNES: MEI, AKBN, ALBPETROL

energjia.al 07.04.2015