Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri: Për 6 muaj shlyejmë detyrimet ndaj HEC-eve

Mbledhja e ditës së sotme në Komisionin e Veprimtarive prodhuese dhe Tregtisë ka pasur raportimin e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Gjiknuri, i cili vendosi theksin e fjalës së tij tek borxhi i akumuluar prej vitesh në sektorin energjetik.

Sipas tij, borxhet ndaj HEC-eve priten të shlyen tërësisht brenda 6 muajve, borxh i cili vlerësohet të jetë prej 30 mln dollarë.

Gjiknuri shtoi edhe se përmirësimi i gjendjes aktuale në këtë sektor do të jetë objektivi i ardhshëm, për të reduktuar humbjet në rrjet, për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për konsumatorin.

“ Kemi një borxh të akumuluar prej 1.1 miliardë lekë, që përbën një gropë të madhe financiare dhe duhen masa që do zgjasin për disa vjet. Këto masa shkojnë në funksion të rimëkëmbjes financiare, si dhe shërbim më të mirë për qytetarët.. Janari 2018, mendojmë që do jetë kapercyer kriza”, deklaroi Gjiknuri duke shtuar se 15 % e qytetarëve do të preken nga investimet e reja në 2018.

Revista Monitor,  16.03.2015