Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

‘Bosët’ e naftës mblidhen në Tiranë

Disa nga kompanitë më të njohura botërore në fushën e energjisë do të mblidhen të martën në Tiranë, në një samit të posaçëm mbi burimet e naftës dhe gazit. 

Samiti ka për qëllim të promovojë burimet natyrore të vendit dhe të njohë investitorët e huaj me procedurat e reja, përmes të cilave Qeveria synon t’i japë për kërkim apo shfrytëzim zonat e lira të naftës dhe gazit.

Burime zyrtare nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë thonë se pjesë e samitit do të jenë kompanitë “SOKAR”, “SHELL”, “BP”, “Ekson Mobil”, “Anadarko”, “ENI”, “Fluksis”, “NIS” e “Repsol”.

Në total numërohen 13 blloqe të lira të naftës dhe gazit në vend. Ato janë të shtrirë në zona të ndryshme dhe për të gjitha janë kryer kërkime të mëparshme, ku është konkluduar se ka potencial për rezerva.

Top Channel,  15.03.2015